Besnik Aliaj: PD të mbështesë Gjergj Bojaxhiun për Tiranën

Publikuar tek: politike, më 18:03 15-04-2015 Besnik Aliaj: PD të mbështesë Gjergj Bojaxhiun për Tiranën

U përfol si një nga kandidat e mundshëm të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, megjithatë gara e fortë brenda së djathtës nuk e favorizoi urbanistin Besnik Aliaj. Pavarësisht kësaj, Aliaj ka dalë me një propozim interesant për PD-në dhe opozitën, të cilës i sugjeron që të mos vendos asnjë kandidat për Tiranën në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, por në mënyrë të heshtur të mbështesë kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi.

Sipas Aliajt, harta e re territoriale nuk e favorizon aspak PD-në në këto zgjedhje, duke e nxjerrë humbëse në shumicën e bashkive në vend.

“Le ta themi troç në Tiranë dhe shumë bashki, opozita do ta ketë në mos të pamundur, mjaft të vështirë të fitojë. Kjo situatë po vjen jo se maxhoranca ka bërë ndonjë punë të hajrit. Madje skandalet s’kanë të sosur. Por se përveç kostove të koalicioneve të gabuara të mandatit të fundit të ish-maxhorancës, ndarja e re administrative e maxhoranceës aktuale është një masakër e vërtetë elektorale dhe një përgjegjësi e madhe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit”, shprehet Aliaj.

Besnika Aliaj bën tre prozime për opozitën, të cilat janë:

1. Opozita nuk duhet të vendosë asnjë kandidat në Tiranë për Kryetar Bashkie.

2. Ajo duhet të hartojë një listë super VIP intelektuale vetëm për Këeshillin Bashkiak

3. Ajo duhet të mbështesë në heshtje por pa asnjë ndërhyrje kandidaturën e Gjergji Bojaxhiut. Lereni Gjergjin të bëjë mirë atë që ai di të bëjë.

Aliaj thekson se PD nuk duhet të merret me biografinë e Bojaxhiut, por të mbështesë frymën që ai mund të gjenerojë.

“Kjo jo sepse "plangprishësi" Gjergj Bojaxhi është burrë i mirë apo i keq, por se tashmë ai ka ndërmarrë me kurajo një vendim që askush nuk e merr, e që ka gjithë shanset të ngjizë ADN-në e një Fronti Opozitar Qytetar të unifikuar e sidomos përtej-partiak që do të dalë fitues në Tiranë. Nëse në qytetet e tjera është vonë në Tiranë ka ende kohë që ky model të ndërtohet jo pa sukses. Është një shans i madh. Mos u merrni me Gjergjin, as me biografinë e tij, por mbështesni frymën që ai mund të gjenerojë së bashku me të gjithë ato segmente të shoqërisë që duan alternativën e tretë. Kjo i jep fund edhe lojrave matematikore me ‘king-makers’", shkruan Aliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale/ Rama nis takimin me aleatët, LSI mbledh kryesinë
Basha i kërkon ODIHR-it prezencë maksimale në zgjedhje: Rama-Meta, skemë për shitblerjen e votave »
Article Logic
Execution time: 0.016607999801636
array(1) { ["section"]=> string(62) "besnik-aliaj-pd-te-mbeshtese-gjergj-bojaxhiun-per-tiranen-8824" }