Besnik Hasi firmos me polakët e Legia Warsaw

Publikuar tek: sport, më 22:34 03-06-2016 Besnik Hasi firmos me polakët e Legia Warsaw

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi ka firmosur një kontratë dy vjeçare me skuadrën polake Legia Warsaw.

Hasi është prezantuar ditën e sotme nga kryeqytetasit, në një kohë kur oferat për shqiptarin nuk mungonin dhe klubi që ishte futur së fundmi në garë ishte Nottingham Forest.

“Ne duam të arrijmë maksimumin në kompeticionet europiane. Shpresoj që të bëjmë futboll të mirë dhe tifozët ta shijojnë. Mund të flasim për Europa League, por kemi gjithashtu shanse të kualifikohemi në Champions League. Kam luajtur atje me Anderlecht dhe nuk do doja të ndryshoja në këtë aspekt”, është shprehur Hasi.

Legia e Warsaw-s do të jetë skuadra e dytë në karrierë që Besnik Hasi do të drejtojë pas suksesit me Anderlecht.

Legia e mbylli këtë sezon në vendin e parë në kampionatin polak. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019989013671875
array(1) { ["section"]=> string(50) "besnik-hasi-firmos-me-polaket-e-legia-warsaw-42383" }