Besnik Mustafaj: Edi Rama, karikaturë e Berishës, por Lul Basha nuk është frymëzues

Publikuar tek: politike, më 08:05 21-10-2015 Besnik Mustafaj: Edi Rama, karikaturë e Berishës, por Lul Basha nuk është frymëzues Besnik Mustafaj, politikan e shkrimtark, ish minister i Jashtem

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë “Berisha”, Besnik Mustafaj, i kujton Edi Ramës se po gabon me ligjërimin politik për burgun dhe faktin se mendon se gjithçka filloi kur ai u bë kryeministër. Madje, e akuzon kryeministrin Rama se po imiton Berishën. 

“Rama po imiton në mënyrë karikaturale Berishën me këmbënguljen për të mos ndryshuar qeverinë. Edhe në Francë Hollande e ndryshoi qeverinë pas një viti e gjysëm pushtet. Në gjithë botën bëhen ndryshime” tha Mustafaj.

“Edhe kur berisha konsideronte vitin 2005 si vitin 0 unë nuk isha dakord. Shtet ka pasur gjithë këto vite pavarësisht imperfeksioneve. As në 2017 nuk do të jetë viti 0. Ky është një gabim i madh” komentoi Besnik Mustafaj, i shfaqur në një intervistë televizive, “Shih programin” të Enkel Demit.

“Unë nuk jam psikolog, por si shkrimtar mund të them se ka një situatë depresioni. Unë konstatoj me keqardhje sesi miq të mi me biznese të mëdha, por edhe bashkëfshatarë të mi në Priskë, kanë ankesa të shumta, madje kanë të njëjtin pesimizëm. Pra, duket se diçka nuk shkon…Kur unë isha në qeveri rritja ekonomike ishte 5-6 përqind. Tani sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, BERZH rritja ka gjasa të jetë deri në 2 përqind. Detyrimisht që ligjërimi i kryeministrit nuk do të jetë i lehtë. Por, kryeministri ynë i jep një rëndësi që nuk mund ta ketë represioni. Jemi në demokraci, dhe gabimisht po i jepet shumë rëndësi represionit. Njerëzit po shkojnë në burg për energjinë, për qarkullimin, për tatimet. Penaliteti vërtet ka vendin e vet por burgu nuk mund të jetë pjesë e ligjerimit politik apo pjesë e zgjidhjes së problemit në thelb” thotë Mustafaj.

Besnik Mustafaj nuk do të komentojë për Ilir Metën. “Mund të them se nuk e kam bardh e zi mendimin për të dhe mund të shtoj se vetë nuk do të mund të isha pjesë e pushtetit të tij” tha Mustafaj.

Sa i përket çështjes CEZ, nga eksperienca e tij si ministër e politikan, Mustafaj ka dyshimet e veta. “Pak fantazi edhe mund të ketë, por kthesa që mori Berisha në këtë histori, tregon se diçka i ka djegur. Apriori nuk besoj se ka pasur marrëveshje Rama  - Basha, sepse ka mungesë totale bashkëpunimi mes tyre. Ata nuk merren vesh as për çështje parimore si reformat, e kur në këto raste janë treguar refraktarë totalë dhe sillen si armiq, përse do të merren me rënien e Metës kur dihet se bashkë me të do të ikte edhe qeveria e Ramës” thotë Mustafaj.

Për zhvillimet në PD, kërkon të shohë më shumë shpresë te lidershipi. “Kam qenë kritik nga pozitat e një demokrati që kërkon një të djathtë me dinamike. Lideri është frymëzim i opozitës. Po nuk qe frymëzues nuk ngjall dot shpresë. Fakti që u humbën ashtu zgjedhjet vendore rrëfen që deri tani opozita nuk është bërë frymëzuese. Ka edhe dy vjet kohë ndaj të shohim nëse do të arrijë ta bëjë këtë gjë dhe të jetë frymëzuese” komentoi Mustafaj në emisionin “Shih Programin” të Enkel Demit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Raportuesi i PE, Fleckenstein vizitë në Tiranë, takohet me liderët e vendit
Ish-ambasadori i SHBA, John Withers në Tiranë, do të nderohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj »
Article Logic
Execution time: 0.022586107254028
array(1) { ["section"]=> string(86) "besnik-mustafaj-edi-rama-karikature-e-berishes-por-lul-basha-nuk-eshte-frymezues-23614" }