Besnik Mustafaj: Lidhja e shkrimtarëve, një lloj vathe që kontrollohej nga Partia

Publikuar tek: kulture-art, më 14:30 17-02-2015 Besnik Mustafaj: Lidhja e shkrimtarëve, një lloj vathe që kontrollohej nga Partia

Besnik Mustafaj flet për Lidhjen e Shkrimtarëve në kohën e diktaturës komuniste. Ai e ka quajtur atë si një lloj vathe nëpërmjet të cilës pushteti e kishte më të lehtë të ushtronte kontrollin e tij. Në një intervistë për gazetën shqiptare Mustafaj ka folur gjatë për mënyrën se si ai e ka parë këtë organizim që më shumë se sa artistik i është dukur si një ndërrmarje e sistemit të kohës.

  “Lidhja e Shkrimtarëve u krijua fill pas ardhjes së Enver hoxhës në pushtet. Qysh në zanafillë ajo nuk lindi nga dëshira e shkrimtarëve për të patur organizatën e tyre profesionale, si një mënyrë për t’u mbrojtur përballë pushtetit dhe politikës në përgjithësi. Përkundrazi ishte një ndërrmarje e pushtetit për t’i mbledhur shkrimtarët dhe artistët në një lloj vathe ku do e kishte më të lehtë për t’i mbajtur nën një kontroll të rreptë. Dhe ashtu ndodhi. Vetë Enver Hoxha erdhi në sallën e kësaj lidhjeje për të përcaktuar rolin poshtërues të shkrimtarëve dhe artistëve në sistemin e tij si “ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave”. Pra lidhja nuk solli atë që do t’i takonte një organizate shkrimtarësh dhe artistësh, zgjerimin e lirisë së shprehjes, zhvillimin e një debate të shëndetshëm e të larmishëm mbi estetikën, formimin e mbrojtjes së të drejtave të autorit, por krejt të kundërtën e këtyre parimeve. Përfshirja në këtë organizatë ishte e dtyrueshme po aq sa ishte e detyrueshme marrja e tollonave për ushqimet mujore.

Unë vetë kam punuar në Lidhjen e Shkrimtarëve një vit, nga prilli 1990 deri në prill 1991. Ishte kalendarikisht viti i fundit i ekzistencës së kësaj organizate, kur diktati i Partisë mbi të kishte nisur të shthurej e sidomos nuk bëheshin më nga këto gjygjet përçarëse që u kishin bërë në këto mjedise shkrimtarëve më të rëndësishëm të vendit , përfshirë këtu edhe Ismail Kadarenë e Bilal Xhaferin”-ka thënë Besnik Mustafaj.

Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si u krijua Himni i Kosovës
Kumbaro: Cirku nuk do të zhvendoset »
Article Logic
Execution time: 0.021125078201294
array(1) { ["section"]=> string(84) "besnik-mustafaj-lidhja-e-shkrimtareve-nje-lloj-vathe-qe-kontrollohej-nga-partia-3633" }