Besnik Mustafaj rivjen për lexuesit me "Vera pa kthim"

Publikuar tek: kulture-art, më 15:22 11-03-2015 Besnik Mustafaj rivjen për lexuesit  me

Besnik Mustafaj vjen në vëmendjen e publikut shqiptar, edhe njëherë si shkrimtar. Mustafaj ka njoftuar ripublikimin e romanit të tij të parë “Vera pa kthim”.

“Ky është romani i parë, që unë kam shkruar. Ai u prit shumë mirë nga kritika dhe publiku, duke më dhënë mua, si autor, një kenaqesi të madhe, por edhe një nxitje të madhe për të shkruar romane të tjera. "Vera pa kthim" ka tashmë një jetë të gjatë me lexuesit shqiptarë, siç edhe vazhdon ta zgjeroje jetën e vet ndërkombëtare. Është botuar deri tani në Francë, Greqi, Maqedoni, Bullgari e Rumani”, shkruan shkrimtari Mustafaj në profilin e tij për miqtë e lexuesit.

Këtë herë "Vera pa kthim" do të shoqërohet nga një analizë e  Dr. Mariza Kerbizit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një arkitekt vizionar, Frei Otto nderohet me çmim, por s’arrin dot ta marrë atë
Nderohet Anastas Angjeli nga presidenti i Austrisë, diplomë si anëtar i Akademisë Evropiane »
Article Logic
Execution time: 0.02067494392395
array(1) { ["section"]=> string(57) "besnik-mustafaj-rivjen-per-lexuesit-me-vera-pa-kthim-5568" }