BETEJA E LIBRIT SI AJO E SKËNDERBEUT

Publikuar tek: kulture-art, më 08:59 18-05-2018 BETEJA E LIBRIT SI AJO E SKËNDERBEUT

Nga Ilnisa Agolli

E nis me një teori të shkurtër të xhaxha Frojdit. Fantazma e tij këto #ditënetë bëhet shkak për të rikujtuar se ç'thosh dikur diku kundrejt njeriut:

" Njeriu nuk është kurrë i mirë nga natyra e tij. Ai është agresiv kundrejt të afërmit të tij, synon gjithmonë të shfrytëzojë punën e tij pa e ç'dëmtuar të vetën. Ta përdorë atë edhe seksualisht pa i marrë pëlqimin, pra, shkurtimisht për ti shkaktuar dhimbje."

I lakmoj këto mjete shprehëse!

Stimulimi që shpall përmes kësaj nisme Luan Muhametaj , presidenti i Klik-ut vjen shumë i pasur për rezonancat që e rrethojnë këtë panair të parë pranveror në këtë kohë që mbytet qoftë edhe prej një fjale të vetme; ndaj vlen për t'u përgëzuar e gjitha që këto ditë netë priren të lexohen dhe të jenë mjaft të gëzueshme për qytetin tonë cinik.

Të cilin Elona Agolli , drejtore e festivalit duket se çdo ditë e do më shumë se dje.

Është kaq e bukur dhe e vlerë çdo hapësirë këtu, aq sa kordinata vendore në muze më bën të thërrasë : bingo, me një zë të ndjerë pa kurrfarë pse.

Duket, se vendos diçka mbi të njëjtën diçka , pa parë se çfarë rezultati mund të dalë; njëjtë si strategjia moderniste prototip - e vendosjes anash të një diçkaje tjetër.

Natyrisht, nëse do të qe eksperiment nuk do të vlente për t'u përgëzuar. Por, nëse në këtë vend të vogël do të dëshirojmë mos tipizohemi prej ajrit negativ që në fakt na bën mos kalojmë qendrës, është e kotë. Të gjitha rrugët të çojnë në betejë.

Ditën apo natën, nuk ka rëndësi.

Ne duhet të bashkohemi! Në jo për vete për librin.

Duhet të pushtojmë. Ne duhet të fitojmë!

Nuk kanë kaluar shumë ditë prej shkrimit të Çapajev Gjokutaj, ku thotë :

" Mungon kritika, por a kemi? Mirë leximin individual nuk e gjykojmë dot se nuk e masim, por , pse e kemi aq të mekët leximin publik? Nuk i predikojmë fare grupet apo klubet e leximit.

Mungon kritika, por a ekzistojnë lexuesit e kualifikuar dhe artikuluar? "

Mendoj, është rasti. Asgjë nuk mungon. Seriozisht! Ti vetëm zgjohu. Nuk ka rëndësi është ditë a natë, rëndësi ka teoria që çdo shqiptar kupton në fund. Atëherë kur muzeu i vë çelësin dyerve dhe atriumi i tij shfaq filma e dokumentarë , për ty; duke na treguar se kjo teori është ajo e transformimit, e pëpunuar në atë nivel të mekanizmit që na shpjegon evolucionin.

Fitoren!

A nuk është i bukur ky festival? Po, është.

Shih si vjen ngadalë,ngjashëm si misteri. Dhe atë mundet ta zbulojmë. Na kanë mbetur ende disa ditë.

Ndonjëherë origjina e informacionit, nuk është një problem pa kredo dhe ky festival e rrëfen atë në çdo orë, përmes gjithçkasë që ofron në aktivitete që të largojnë edhe pafuqinë.

Një beteje dashurie kjo mes vetes tone që kuptohet veç nëse kalon sheshit të librit, për të cilin jemi të sigurt se është i vetmi realitet.

Dhe rastis fundjavë!

A e di që po të pret?

32840712_1757522327628920_1702394168480890880_n.jpg32738519_1757522397628913_138618166807887872_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eurovizioni ‘i hap dyert’ Eugent Bushpepës, shtëpia diskografike i bën ofertën e madhe
»
Article Logic
Execution time: 0.032351016998291
array(1) { ["section"]=> string(43) "beteja-e-librit-si-ajo-e-skenderbeut-121204" }