Beteja e Llallës me vettingun, Ballhysa: S’dha dorëheqjen si duhej! Avokati: Më shumë se kaq s’ ju shpjegoj dot

Publikuar tek: aktualitet, më 13:33 06-06-2018 Beteja e Llallës me vettingun, Ballhysa: S’dha dorëheqjen si duhej! Avokati: Më shumë se kaq s’ ju shpjegoj dot

 

Në seancën e sotme , Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dëgjur komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar, nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në filtrat e verifikimit të pasurisë dhe figurës.

 “Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish-kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh: Parashikimet ligjore thonë se nese subjekti jep dorëheqjen, procesi i vetingut ndërpritet. Më shumë se kaq unë nuk mund ta shpjegoj dot”.

"Kërkoj lënien në fuqi të vendimit nr 2 16. 2.2018 për subjektin Adriatik Lalla. Unë nuk dua ta paragjykoj vendim tuaj por dua që ju të respektoni standartin kushtetues dhe ligjor", tha më tej avokati Hazizaj.

Luan Daci: Zoti Lalla ju ka autorizuar dhe ka dijeni për kërkesën tuaj për lënien në fuqi të vendimit.

Avokati: Po.

Daci: Dakord.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.090838193893433
array(1) { ["section"]=> string(113) "beteja-e-llalles-me-vettingun-ballhysa-s-dha-doreheqjen-si-duhej-avokati-me-shume-se-kaq-s-ju-shpjegoj-dot-123447" }