Beteja e Llallës për Vettingun, KPA  jep sot vendimin përfundimtar për ish Kryeprokurorin

Publikuar tek: aktualitet, më 08:41 11-06-2018 Beteja e Llallës për Vettingun, KPA  jep sot vendimin përfundimtar për ish Kryeprokurorin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të vendosë sot përfundimisht nëse ish kryeprokurori Adriatik Llalla do të kalojë në sitën e Vettingut.

Pas dy seancave të para Kolegji ka dëgjuar komisionerin publik, Florian Ballhysa i cili deklaroi se Llalla megjithëse ka lënë detyrën në dhjetorin e vitit të kaluar nuk është larguar si magjistrat dhe si i tillë ai duhet të kalojë në sitën e Vettingut, ku do hetohet në lidhje me pasurinë dhe figurën.

Ndërkohë avokati i ish kryeprokurorit, Sokol Hazizaj tha se parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen procesi i vettingut ndërpritet.

Ndërsa pritet vendimi i sotëm.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bllokohet SOT autostrada Tiranë-Durrës, nis rikonstruksioni i rrugës, ja si devijohet trafiku (FOTO)
Rreh nënën e moshuar dhe e bën për spital, arrestohet 51-vjeçari (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.024084806442261
array(1) { ["section"]=> string(94) "beteja-e-llalles-per-vettingun-kpa-jep-sot-vendimin-perfundimtar-per-ish-kryeprokurorin-123934" }