"Beteja" për Vorën në KQZ, Manjani: Kryetarin e bashkisë e zgjodhën jabanxhinjtë. Madhi: Hetimet i bën Prokuroria jo KQZ

Publikuar tek: politike, më 09:44 02-07-2015

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka pranuar të shqyrtojë kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për integrim për zgjedhjet në Vorë Në fillim të mbledhjes, KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Republikane për të mos e shqyrtuar kërkesën ankimore.

Deputeti i LSI-së Ylli Manjani tha se zgjedhjet në Bashkinë e Vorës nuk ishin të ndershme. Sipas tij, kryetari i Bashkisë u zgjodh nga “jabanxhinjtë”, apo votuesit e shtuar në lista fiktivisht dhe në kundërshtim me ligjin, të cilët nuk janë as banorë të Vorës.

“Nëse do të kishte një diferencë prej 501 votash, nuk do të kishim asnjë problem por me një diferencë prej 248 votash ndërkohë që jabanxhinjtë janë mbi 750 persona, normalisht që kemi ankime”, ka thënë Manjani.

Kërkesa ankimore e LSI po vijon me paraqitjen e fakteve për procesin e transferimeve të paligjshme në Vorë, çka sipas përfaqësuesit ligjor të LSI-së ka ndikuar në humbjen e kandidatit të LSI.

Ndërsa nënkryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba ka thënë se edhe nëse në Vorë kanë ardhur njerëz të tjerë për të votuar, nuk ka se si të provohte se ato vota kanë shkuar të gjitha për kandidatin e Partisë Demokratike por mund të kenë votuar për këdo.

Avokati i LSI-së ka thënë se votuesit janë sjellë në Vorë dhe janë shoqëruar nga njerëzit e kandidatit të PD-së për të votuar pasi nuk dinin as rrugët e Vorës.

"Ne i kemi evidentuar të gjithë personat që janë transferuar për të votuar, me emra dhe mbiemra. Ata janë persona që kanë lidhje të drejpërdrejtë me personat që punojnë në bashkinë e Vorës ose në “Agroblend” dhe janë të gjithë ose familjarë, ose me lidhje të drejtpërdrejta dhe i kanë marrë në shtëpi si nga shefi i policisë bashkiake, këshilltari i PD-së, kunata e shoferit të kandidatit, dy punonjës të bashkisë, punëtorë të “Agroblendit”, motra e shfes së marrëdhënieve me publikut, shoferi i “Agroblendit”, xhaxhai i shoferit të kandidatit, mamaja e shefes së financës në bashki, vëllai i punonjësit në bashki.

Kanë ardhur të gjithë futbollistët e Vorës, kanë ardhur të gjithë punonjësit e “Agroblendit”, familjarë të deputetëve të PD, rojet që punojnë nëpër rrethe. Ata nuk dinin as rrugët e Vorës dhe nuk dinin ku të votonin, i morën njerëzit e kryetarit dhe i treguan ku të shkonin", ka thënë avokati i LSI-së në KQZ.

Por përfaqësuesi i Partisë Republikane, Arjan Madhi tha se hetimi për akuzat e LSI-së i takon Prokurorisë dhe jo Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Procedurialisht do të thosha se pasi unë të përfundoj argumentimin e kërkesës, mund të vendosni po jo. Unë kërkoj mosshqyrtim të çështjes për mungesë kompetence. Është sikur sot të anullohet një ndeshje futbolli se fusha është e parregullt dhe pas një jave, aty të zhvillohet sërish ndeshje. KQZ-ja nuk mund të vërtetojë kundraligjshmërinë e dhënies së lejeve të banimit dhe kjo është atribut vetëm i gjykatave dhe gjendjes civile. Kjo do të ishte e dëmshme për procesin", tha Madhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topi: Koalicioni me ASHE? Disa na kuptuan, të tjerët do na kuptojnë me kalimin e kohës
Patozi: Shqiptarët po presin ofertën t'i nxjerrë nga kjo shpifësirë ku jemi futur të gjithë »
Article Logic
Execution time: 0.018634796142578
array(1) { ["section"]=> string(120) "beteja-per-voren-ne-kqz-manjani-kryetarin-e-bashkise-e-zgjodhen-jabanxhinjte-madhi-hetimet-i-ben-prokuroria-jo-kqz-15168" }