Betejë e kryqezuar në The Voice of Albania, formulë e re gare për 8 më të mirët e mbetur

Publikuar tek: kulture-art, më 12:18 31-03-2016 Betejë e kryqezuar në The Voice of Albania, formulë e re gare për 8 më të mirët e mbetur

Formule e re gare për tetë më të mirët që kanë mbetur në garë. Duelet e kësaj të premteje i zgjedh shorti. Fituesit i vendos vota e publikut. Ajo çfarë nisi në muajin janar, tashmë po shkon drejt finalizimit. Një mori zërash të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare por edhe në shumë vende të tjera ku jetojnë shqiptarë, tani përmblidhet në vetëm 8 zërat më të mirë qe i rezistuan garës së fortë dhe u mbijetuan të gjitha fazave të The Voice of Albania 5.

Trajnerët, sipas formulës së kësaj gare, zgjodhën për të mbajtur deri tani 2 më të mirët prej skuadrave të tyre, nga plot 14 konkurrentë që kishin në fillim. Nata e së premtes që kaloi ishte shumë e veshtirë për Sidrit Bejlerin, Alma Bektashin, Genc Salihun e Jonida Maliqin. Të premten e kaluar ishte dhe vendimi i tyre i fundit  duke eliminuar një konkurrent nga treshja me e mirë e mbetur në skuadër.  

Këtë të premte loja do të bëhet edhe më e vështirë e çfarë është më e rëndësishmja do të bëhet edhe më e papritur. Sepse këte vit në The Voice of Albania 5 hyn një formule e re gare mes konkurrentëve, ajo që quhet cross battle pra betejë e kryqëzuar mes skuadrave. Nëse deri më tani konkurrentët kanë sfiduar njëri- tjetrin brenda skuadrës që i përkisnin, tani ata do të përballen me konkurrentët e skuadrave te tjera. Si do të ndahen duelet këtë të premte? Kush do të sfidoje kë?

Vendoset me short. Një short i hapur, i hedhur në prani të  publikut do të përcaktojë duelet kokë më kokë të natës së 4 live në The Voice of Albania 5. Pastaj publiku me voten e tij do të zgjedhë fituesin e çdo dueli. Do të jenë gjithsej 8 duele prej të cilave do të shpallen 4 fitues. Pra publiku do të zgjedhë kush prej 8 zërave që kanë ngelur në garë do të arrijë të shkojë në gjysmëfinalen e të premtes së ardhshme, me 8 prill.

Elbuniti dhe Ernesa nga skuadra e Gencit, Tiri dhe Lorenci nga skuadra e Sidritit, Ina dhe Frosina nga skuadra e Almës dhe Besarbi e Kaltrina nga skuadra e Jonidës, tashmë të profilizuar në sytë e ndjekësve të shumtë të The Voice, do të vijnë këtë të premte edhe me historite e tyre personale e familjare, ku siç ndodh shpesh në realitetin tonë shqiptar, nuk do të mungojnë as dramat familjare, që ndikojnë jo pak në jetën e fëmijëve që megjithatë nuk rreshtin së renduri pas dëshirave e pasioneve të tyre. Pra, kjo e premte do të sjellë në ekranin e Top Channel garë të fortë, të papritura të mëdha, lot gëzimi e trishtimi e mbi të gjitha dhe 4 fituesit e gjysmëfinales.

{gallery}TheVoice{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilltari i Ramës vërejtje për Sahatin e Vlorës: S’mund ta lënë në gjendje kaq të mjeruar
Një zbulim i madh që mund të ndihmojë në rindërtimin e gjuhës etruske »
Article Logic
Execution time: 0.12904596328735
array(1) { ["section"]=> string(93) "beteje-e-kryqezuar-ne-the-voice-of-albania-formule-e-re-gare-per-8-me-te-miret-e-mbetur-36496" }