Betimi i Pendarovskit, Vuçiç: Në Shkup bisedova gjatë me Thaçin

Publikuar tek: rajon, më 15:47 12-05-2019 Betimi i Pendarovskit, Vuçiç: Në Shkup bisedova gjatë me Thaçin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas inaugurimit të presidentit të ri të Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, tha se ka zhvilluar një bisedë më homologët e tij nga rajoni.

Vuçiç ka deklaruar se ka biseduar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën dhe më së shumti ka folur me presidentin e Bullgarisë Rumen Radev si dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Mirëpo, lideri serb nuk ka dhënë detaje se për çfarë ka biseduar me homologun e tij kosovar.

Sipas tij Serbia dhe Republika e Maqedonisë Veriore do t’i heqin pengesat për t’i përmirësuar marrëdhëniet.

Presidenti i ri i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski është betuar sot para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare.

Në seancën solmne kanë marrë pjesë edhe presidentë e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068008899688721
array(1) { ["section"]=> string(68) "betimi-i-pendarovskit-vucic-ne-shkup-bisedova-gjate-me-thacin-163998" }