Beton – Trashëgimnia, ja si po pastrohen në Durrës, Termat Romake

Publikuar tek: kulture-art, më 20:06 01-06-2015 Beton – Trashëgimnia, ja si po pastrohen në Durrës, Termat Romake Dalja ne drite e Termave Romake mbi te cilat eshte ngritur nje megapallat

Durrësi do të duhet të krenohej me Termat Romake të shekullit të parë të erës sonë, por fotot që serviren nga Ministria e Kulturës janë tragjike. 

Mbi këtë monument kulture e mbi ato rrënoja, është hedhur beton pa fund dhe është prishur një pjesë e rëndësishme e trashëgimnisë.

Një leje e dhënë nga ish kryetari i Bashkisë Miri Hoti duket se ka prishur gjithçka por pa penalizime. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, janë kthyer në “vendin e krimit” për të rregulluar atë që ka bërë paraardhësi në bashki.  

 “Është një nga qëndrat më të rëndësishme të Durrësit. Jemi vetëm në fillim të punës me kryetarin, sepse me kryetarin e ardhshëm prapë do të vazhdojmë t’i ndjekim, zoti Dako nuk do të na lëshojë, sepse është në interes të Durrësit për ti përfshirë monumentet e kulturës në itinerarin turistik dhe në interes të të gjithë trashëgimisë kulturore dhe të gjithë shqiptarëve që këto monumente, jo vetëm të mbrohen e të pasurohen, por edhe të promovohen për turistët dhe për vizitorët vendas”.

Ndërkohë që ka pasur në fakt probleme më pas sepse asnjë institucion, edhe gjatë qeverisjeve të tjera nuk e kanë bllokuar këtë leje. Ndërkohë gjatë qeverisjes së Dakos në Durrës ka pasur kundërshtime për mënyrën sesi u punua dhe çfarë u bë në Lulishten 1 Maji, apo më së fundi edhe shatërvani që ishte në qendër të qytetit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijon aksioni antikanabis, asgjësohen 561 rrënjë në disa zona të Shkodrës
Artan Fuga i gazetarisë kritikon PR të Muzeut Etnografik në Krujë…dhe përgjigjet menjëherë Mirela Kumbaro »
Article Logic
Execution time: 0.023965120315552
array(1) { ["section"]=> string(67) "beton-trashegimnia-ja-si-po-pastrohen-ne-durres-termat-romake-12423" }