Biçikleta s’harxhon naftë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:21 27-01-2015 Biçikleta s’harxhon naftë Lulzim Basha me një qytetar me biçikletë, gjatë protestës së naftës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur në profilin e tij në ‘’Facebook” një sërë fotosh nga protesta për çmimin e lartë të naftës në vendin tonë.

Një nga fotot që ngacmon, është ajo e Bashës me një qytetar gjatë protestës. Anash tyre vihen re një numër protestuesish, ku Basha me protestuesin në fjalë duken tepër të vendosur për t’i shkuar deri në fund protestës, që në thelb është e drejtë e çdo qytetari.

Por ajo që kanë harruar në kompozimin e fotos, para shkrepjes së blicit, është se duhej zhvendosur paksa mjeti i transportit në atë kënd që mos të dukej, se siç e dimë biçikleta s’harxhon naftë :)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033252954483032
array(1) { ["section"]=> string(30) "bicikleta-s-harxhon-nafte-1572" }