Biden fton Vuçiç në Uashington, për Ramën nuk ka ende ftesë

Publikuar tek: politike, më 15:40 09-04-2015 Biden fton Vuçiç në Uashington, për Ramën nuk ka ende ftesë

Ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby i ka dorëzuar një ftesë të zëvendëspresidentit të SHBA-së Joe Biden, kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç për të vizituar Uashingtonin. Kjo ftesë e Shtëpisë së Bardhë në drejtim të kryeministrit serb vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis Beogardit dhe Tiranës janë tensionuar sërish.

Marrëdhëniet midis zv/Presidentit amerikan Biden dhe Vuçiç kanë qenë në çdo kohë pozitive, ndërsa kujtojmë se pas ngjarjeve të ndodhura në stadiumin e Beogradit, e cila solli më pas një tensionim të madh të raporteve midis Shqipërisë e Serbisë, Vuçiç deklaroi në atë kohë se kishte patur një bisedë telefonike me Biden i cili sipas kryeministrit serb ishte shprehur se Uashingtoni qëndron në krah të Serbisë.

Ndërkohë, ende nuk ka një ftesë zyrtare në drejtim të liderve shqiptare, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shtëpinë e Bardhë. Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu kur u pyet se përse nuk kishte ardhur ende një ftesë e tillë, u shpreh se rradha në Uashington është gjatë.

Por, ndonëse Aleksandër Vuçiç ka ardhur në pushtet në prill të 2014, disa muaj pas kryeministrit Edi Rama, duket se e ka parakaluar homologun e tij shqiptar në rradhën që mbahet “përpara” derës së Shtëpisë së Bardhë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Drejtori i “Bankers”, kandidat i PD në Fier. Basha të thotë nëse ka takuar gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut
Zgjedhjet lokale, PD zyrtarizon Ardian Turkun për Elbasanin dhe Xhelal Mziun për Kamzën »
Article Logic
Execution time: 0.026530981063843
array(1) { ["section"]=> string(63) "biden-fton-vucic-ne-uashington-per-ramen-nuk-ka-ende-ftese-8277" }