'BIE' KPK/ Ndërkombëtarët kërkojnë shkarkimin e GJYQTARIT Malaj

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 10-08-2018 'BIE' KPK/ Ndërkombëtarët kërkojnë shkarkimin e GJYQTARIT Malaj Artur Malaj

Ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) kërkojnë ankimim të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kaulifikimit (KPK) që vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Administratives Artur Malaj.

Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, kaloi më datë 3 gusht procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka konfirmuar atë në detyrë por ONM nuk është dakord me këtë vendim edhe kjo është e disata herë që ndërkombëtarët nuk pajtohen me vendimet e KPK ç'ka vendos në pikëpyetje të madhe këtë komision.

Malaj e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në vitin 2004 duke drejtuar gjykatën e Vlorës deri në vitin 2013. Më pas ai u emërua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit nga presidenti i Republikës. Po ashtu Malaj ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Njoftimi i Komisionerëve Publikë:

Në datë 3.8.2018, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Artur Malaj, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, dhe kandidat për Inspektor i Lartë i Drejtësisë.

Sot, më datë 10.8.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj.

Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë.

Ky vendim ende nuk është njoftuar.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ANIJA që po ‘çmend’ turistët në Vlorë (FOTOT)
Ja kush është Fatbardh Lici që U EKZEKUTUA sot, ka VËLLA kryetarin e PARTISË… (Lidhja me biznesmenin KULLA) »
Article Logic
Execution time: 0.013636112213135
array(1) { ["section"]=> string(67) "bie-kpk-nderkombetaret-kerkojne-shkarkimin-e-gjyqtarit-malaj-130686" }