Bie Napoli, Roma triumfon në derbi

Publikuar tek: sport, më 16:55 03-04-2016 Bie Napoli, Roma triumfon në derbi

Napoli bie në Friuli, ku u mposht 3-1 nga Udinese në javën e 31-të të Serisë A. Protagonisti i sfidës ishte Bruno Fernandes. Portugezi zhbllokoi sfidën në të 14-ën me 11-metërsh, por 10 minuta më pas Napoli reagoi, duke barazuar me Higuain. Rrjeta e 30-të sezonale nga argjentinasi nuk mjaftoi pasi Udinese kaloi sërish në avantazh me Fernandes. Pasi shpërdoroi një penallti, mesfushori shënoi përpara pushimit ndërmjet pjesëve. Në fraksionin e dytë të lojës, Cyril Thereau realizoi edhe golin e tretë, duke i larguar friulianët nga zona e rënies nga kategoria. Dita e mbrapshtë e Napolit u mbyll me kartonin e kuq të Higuain në të 75-ën. Protestat e ashpra mund ti kushtojnë shtrenjtë sulmuesit, që rrezikon një skualifikim të gjatë, duke kopromentuar edhe më tepër ambiciet për titull të napolitanëve, që tashmë e shohin veten 6 pikë larg Juventusit kryesues. Përveçse u largua nga vendi i parë, Napoli rrezikon edhe vendin e dytë, sepse tani Roma është vetëm 4 pikë larg.

Verdhekuqtë fituan 4-1 derbin me Lazio-n, me El ShaaraWy-n që zhbllokoi shifrat pas 15 minutave lojë. Emocionuese dhe me shumë gola pjesa e dytë e supersfidës, ku Dzeko dyfishoi për Romën, ndërsa Parolo krijoi iluzionin se Lazio mund të rikthehej në ndeshje në 15 minutat e fundit. Megjithatë, Florenzi në të 83-ën dhe Perotti 4 minuta më pas vulosën dominimin e Romës së Spalletit, shkruan Supersport.

Në krizë totale Milani, që u mposht 2-1 me përmbysje në fushën e Atalantës. Kuqezinjtë nuk arritën të administronin avantazhin fillestar me golin e Luiz Adrianos. Pinilla me një roveshatë të shkëlqyer dhe Alejandro Gomez i dhanë fitoren ekipit të Berat Gjimshitit, që në këtë sfidë nuk ishte as në stol. Me disfatën e pësuar, Milani rrezikon seriozisht edhe vendin e gjashtë.

Zhgënjeu edhe Fiorentina që u frenua në barazim 1-1 në shtëpi nga Sampdoria. Avantazhi me Ilicic nuk i mjaftoi ekipit të Sousa-s, pasi miqtë barazuan në të 39-ën me Alvarez. Fiorentina nuk përfitoi as nga superioriteti numerik për afro 20-minuta pas kartonit të kuq të Correa-s, duke regjistruar barazimin e tretë radhazi në “Artemio Franchi”.

Fitore 4-0 për Genoa-n përballë Frosinones së Arlind Ajetit, ku mbrojtësi shqiptar ishte sërish titullar, por mbijetesa duket një mision thuajse i pamundur. Protagonist i ditës në Marassi ishte Suso me spanjollin që shënoi tre gola, ndërsa rrjeta tjetër u realizua nga Rigoni, pas asistit të Blerim Dzemailit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aromë titulli në Leicester
Fshati olimpik në Korçë, derdhen 5 miliardë lekë »
Article Logic
Execution time: 0.018823862075806
array(1) { ["section"]=> string(39) "bie-napoli-roma-triumfon-ne-derbi-36745" }