Bie nga ballkoni, humb jetën një person në Korçë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:55 26-01-2018 Bie nga ballkoni, humb jetën një person në Korçë ilustruese

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.

Një i moshuar ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas policisë një 88-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen numër 14 në Korçë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 25.01.2018, në lagjen nr 14 në Korçë, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte shtetasi S.K, 88 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku më pas ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lule te vendi i krimit, familjarët e djalit që vrau Arielën kanë një mesazh të fortë
Aksident në Rrugën e Kombit, 5 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.02254581451416
array(1) { ["section"]=> string(54) "bie-nga-ballkoni-humb-jeten-nje-person-ne-korce-107982" }