Bie nga kati i pestë gazetari investigativ rus, misteri mbulon ngjarjen

Publikuar tek: bota, më 18:57 16-04-2018 Bie nga kati i pestë gazetari investigativ rus, misteri mbulon ngjarjen

Një gazetar investigativ rusk a vdekur në rethana misterioze pasi ra nga apartamenti në katin e pestë të një godine.

Maxim Borodin, i cili së fundmi kishte publikuar një artikull për vdekjen e mercenarëve në Siri, u gjet nga fqinjët në gjendje të rëndë për jetën.

Ai u transportua në spital ku ndërroi jetë disa çaste më pas. Në apartamentin e tij nuk u gjet asnjë letër vetëvrasje ndërsa zyrtarët lokalë hedhin poshtë mundësinë që gazetari të jetë vrarë.

Por shoku i tij i afërt ka thënë se vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë, banesa e Borodin ishte e rrethuar nga “njerëz të sigurisë”.

Vyacheslav Bashkov e përshkruan Borodin si një gazetar të ndershëm dhe parimor. Bashkov thotë se Borodin e kontaktoi atë ditë në orën 5 të mëngjesit dhe i tha se kishte parë një person të armatosur në ballkonin e tij ndërsa shkallët e pallatit ishin të mbushura me njerëz me maska e të kamufluar.

Borodin kishte shrkuar së fundmi për mercenarët rusë që luftojnë në Siri, të njohur si "Wagner Grup". Dhjetra mercenarë rusë që luftojnë krah forcave pro-qeveritare besohet se janë vrarë gjatë përplasjes me rebelët.

Këtë lajm e bëri me dije kreu në ikje i CIA-s, Mike Pompeo dhe u konfirmua më pas nga autoritetet ruse.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shokuese: Ky djalë pretendon se u bë “gay” sapo konsumoi këtë ilaç për dhimbje koke
Sherr MASIV mes të burgosurve, raportohen 7 të vdekur »
Article Logic
Execution time: 0.26112198829651
array(1) { ["section"]=> string(77) "bie-nga-kati-i-peste-gazetari-investigativ-rus-misteri-mbulon-ngjarjen-117108" }