Bie poshtë pista e Skënderbeut, Kaçe drejt Kukësit? Flet menaxheri i lojtarit

Publikuar tek: sport, më 18:01 31-12-2016 Bie poshtë pista e Skënderbeut, Kaçe drejt Kukësit? Flet menaxheri i lojtarit

Ish-lojtari i Kombëtares kuqezi, Ergys Kaçe u përfol për një kalim të mundshëm te kampionët e Skënderbeut në formë huazimi. Por dje, kjo o mohua kategorikisht teksa mediet greke bënë me dije që mesfushori do të luante me Paokun.

Sot, flitet që Kukësi ka hyrë në tratativa për korçarin. Newsport.al ka kontaktuar me menaxherin e lojtarit, Drini Çaushi, i cili ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet teksa deklaroi: “Dua t’iu them që Ergys Kaçe është lojtar i PAOK-ut. Është turp që shkruhen të tilla gjëra në mediet shqiptare, sepse vetëm para disa ditësh Kaçe iu bashkua në mënyrë zyrtare PAOK-ut. Lojtari në fjalë e respekton Superligën, por nuk e mendon kthimin në Shqipëri”, ka përfunduar për newsport.al Drini Çaushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Shkëlqeu në dy fazat e para, super luks për Partizanin në Antalia
Urimi i veçantë i gazetarit: ” 2016-ta për t’u vendosur në kornizë, qoftë themel i fortë për Vitin e Ri 2017″ »
Article Logic
Execution time: 0.0042521953582764
array(1) { ["section"]=> string(81) "bie-poshte-pista-e-skenderbeut-kace-drejt-kukesit-flet-menaxheri-i-lojtarit-64325" }