Bie rëndshëm EURO, eskperti jep ALARMIN: Filloi kriza monetare, ja kush DËMTOHET më shumë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:08 06-06-2018 Bie rëndshëm EURO, eskperti jep ALARMIN: Filloi kriza monetare, ja kush DËMTOHET më shumë Foto ilustruese

Në 4 muajt e parë të vitit, euro ka shënuar rënie të mëdha.

Sakaq, në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa i cili  në Tv Scan shprehet se duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë menjëherë për të rritur ofertën e parasë, përndryshe do të ketë pasoja të mëdha. Xhepa u shpreh se fakti që ndryshimi ka ndodhur më shumë se 7%, bën që e gjitha kjo gjendje të quhet krizë ekonomike.

“Ndryshimi në vlerë, në literaturën ekonomike, nse ndodh më shumë se 7%, quhet krizë monetare. Si një proces i cili, mund të prodhojë pasoja shumë të padëshmërueshme ekonomike. E ritheksoj që ka disa sektorë që e vujanë shumë këtë gjendje”- u shpreh Xhepa. 

Ekperti Xhepa vë në dukje dhe se kush ka më shumë mundësi të dëmtohet nga e gjithë kjo situatë. Sipas tij, ekportuesit do të dëmtohen më së shumti, madje mund të ketë dhe falimentime. Ndërsa kostoja më e madhe sociale do u kalojë qytetarëve të thjeshtë.

“Dëmtohen eksportuesit, pësojnë një rritje në tregjet ndërkombëtare, dhe po të kemi parasysh që eksportuesit tonë punojnë me norma fitimi jashtëzakonisht të ulta, sepse pjesa më e madhe e tyre janë nën kontraktorë, fuqia e tyre negociuese është pothuajse 0, unë personalisht besoj që një pjesë e tyre, nuk ka asnjë dyshim që mund të shkojnë drejt falimentimit.

Gjykoj se kostoja më e madhe sociale do të përballohet nga depozituesit e thjeshtë, nga qytetarët e thjeshtë, të cilët kanë 50% të depozitave në euro, që do të thotë familjet me të ardhura relativisht modeste, por që kanë pasur burime të ardhurash nga emigracioni. Ato miliardat e eurove që kanë ardhur, nga 800 900 milion në vit, të gjitha këto janë depozita të sistemit bankar, të cilat përbëjnë 50% të sistemit, të depozitave të qytetarëve, nuk po llogaris 60% të depozitave të koorporatave."

Screenshot_4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Produktet janë importuar 15% më lirë”, Brahaj: Pak duar po rrisin fitimet deri në 20% nga kursi i EUROS
Rënia drastike e Euros, Arben Malaj: Ja nga se mund të jetë shkaktuar »
Article Logic
Execution time: 0.004082202911377
array(1) { ["section"]=> string(93) "bie-rendshem-euro-eskperti-jep-alarmin-filloi-kriza-monetare-ja-kush-demtohet-me-shume-123485" }