Bie sërish Euro për dy arsye kryesore. Po ndikon fitorja e Trump tek Dollari?

Publikuar tek: ekonomi, më 21:48 15-11-2016 Bie sërish Euro për dy arsye kryesore. Po ndikon fitorja e Trump tek Dollari?

Euro ka zbritur sot nën 136 lekë, duke i’u afruar nivelit më të ulët të vitit prej 135.87 lekë, që u arrit më 22 korrik 2016.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 135.99 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me një ditë më parë.  Në të njëjtën linjë ka qenë dhe dollari, që është nënçmuar me 0.34 lekë në 126 lekë.

Sipas “Monitor” aktorët e tregut pohojnë se janë disa arsyet që po ndikojnë në forcimin e lekut.

Së pari, është afrimi i datës 20,  që është data e pagimit të sigurimeve shoqërore dhe bizneset nxitojnë të këmbejnë valutën në lekë për të paguar detyrimet. Këtë vit, në treg është bërë aktiv dhe gazsjellësi TAP, i cili po ndikon në ofertën në valutë. Përveç kësaj, muajt tetor dhe nëntor janë tradicionalisht të vakët për shitjet e bizneseve, që të ndodhur përballë mungesës së likuiditetit detyrohen të konvertojnë valutën për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Në dhjetor, fillon e gjallërohet aktiviteti.

Së dyti, fitorja e Donald Trump si president i SHBA-së në Amerikë ka ndikuar në forcimin e dollarit deri në ditën e sotme, ku monedha e gjelbër ra teksa u zbeh optimizmi për efektin Trump në tregti. Kjo rritje e dollarit në tregun shqiptar stimuloi shitjen, duke sjellë një prurje të tepërt valutash, sipas aktorëve të tregut.

Mirëpo mbetet për t’u parë si do të vijojë lëvizja e monedhave në tregun botëror.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074652910232544
array(1) { ["section"]=> string(81) "bie-serish-euro-per-dy-arsye-kryesore-po-ndikon-fitorja-e-trump-tek-dollari-59616" }