Bie vlera e bonove të thesarit, shënojnë nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

Publikuar tek: ekonomi, më 21:27 14-12-2015 Bie vlera e bonove të thesarit, shënojnë nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

Interesat e bonove të thesarit kanë ranë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave, duke cekur për herë të parë në historinë e tregtimit të tyre kuotën 2.5 për qind, brënda afatit njëvjeçar. 

Banka e Shqipërisë jep të dhënat më të reja nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, në ankandin e fundit, që u zhvillua dy ditë më parë, interesi mesatar i bonove njëvjeçare rezultoi saktësisht 2.54%, nga 2.83% që kishte qenë në fund të muajit të kaluar.

Bonot e thesarit janë letra me vlerë, përmes të cilave qeveria merr borxh në tregun e brendshëm nga bankat, por edhe individët. Për shkak të uljes së fortë të interesave për depozitat bankare, ato kanë qenë gjatë këtyre viteve instrumenti më i leverdisshëm i tregut financiar, ku individët mund të kanalizonin paratë e kursyera.

Por tashmë edhe kjo formë kursimi po shkon drejt normave zero të fitimit. Interesi prej 2.54 për qind, që një indvid merr duke blerë një bono thesari njëvjeçare, është gati i barabartë me normën e inflacionit vjetor. Kjo do të thotë se, kthimi real për këtë formë kursimi po shkon afër zeros, pasi paratë që individët fitojnë nga interesi, i humbasin nga inflacioni, ose thënë ndryshe nga humbja e vlerës së lekut.

Rënia e interesave të kursimeve është një tendencë që vazhdon prej dy vitesh. Ajo vjen si rezultat i dy faktorëve: së pari, aktivitetit të plogësht ekonomik dhe, së dyti, politikës agresive që ka ndjekur Banka e Shqipërisë, duke ulur nomën bazë për 14 herë më radhë, në minimumin historik prej 1.75 për qind.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02443790435791
array(1) { ["section"]=> string(86) "bie-vlera-e-bonove-te-thesarit-shenojne-nivelin-me-te-ulet-te-te-gjitha-koherave-27771" }