Bien akuzat e Zaganit, Tahiri: Gënjeshtra iu përplas në fytyrë shqupistave. Basha: Nuk ka prokuror mercenar që të mbulon krimet

Publikuar tek: politike, më 21:28 22-01-2016 Bien akuzat e Zaganit, Tahiri: Gënjeshtra iu përplas në fytyrë shqupistave. Basha: Nuk ka prokuror mercenar që të mbulon krimet

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas pushimit të çështjes nga Prokuroria e Fierit për akuzat e ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani.

Tahiri thotë se Prokuroria vëretoi gënjeshtrat e policit dhe “SHQUP-it i humbi edhe llumi i rrenave”.

“Tani që prokuroria vërtetoi gënjeshtrat e policit në arrati, shqup-it i humbi edhe llumi i rrenave. Ky është nga ato rastet kur gënjeshtra të përplaset në fytyrë, e shqupistave u është nxirë faqja tashmë. Politika që ndërtohet mbi të vërteta, ka vlerë gjithmonë. Gënjeshtra është grykse, nuk ngop kurrë. Kjo vlen dhe për shqupistat”, shkruan ministri tahiri në Facebook.

Ndërkohë, pas deklaratës ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili shkruan se nuk ka gjethe fiku apo prokuror mercenar që mund të mbulojë krimet e Tahirit. Basha shprehet se ky është një episod i serialit të pandalshëm të paktit mes ministrit të Brendshëm dhe krimit.

“Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykates nen presion qe mbulon mekatet-krime te Tahirit. Cdo shqiptar e di sot se Audi i tij me imunitete ministrore ishte taksia me e famshme e droges ne aksin Fier-Vlore, nje implikim skandaloz ne narkotrafik qe ne fund u detyrua ta pranoje dhe vete ministri i Rames ne Top Story. Ky eshte vetem nje episod i serialit te gjate e te pandalshem te paktit Tahiri-krimi, ku nje nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave permes zjarrvenies ne laboratorin e policise. Ajo qe valevit pa turp sot si certifikate integriteti, eshte vecse deshmi se ku eshte katandisur vendi me kete qeveri mafioze qe sundon me krimin, dhe qe ka sherbetoret e vet ne drejtesi, gjyqtare dhe prokurore te korruptuar e te perulur para baroneve e kumbareve ne qeveri nga njera ane, e gjakpires te qytetareve nga ana tjeter. Ky soj mercenaresh ne drejtesi eshte drejtesia e kapur qe kerkon Edi Rama”, shkruan kreu i opozitës në facebook. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Venecias për emërimin e gjyqtarëve: 2/3 apo 3/5 janë standarde europiane, vendosni ju
E akuzoi nga foltorja e PD-së, ministrja Kodheli dërgon në gjykatë këshilltaren demokrate »
Article Logic
Execution time: 0.0041501522064209
array(1) { ["section"]=> string(129) "bien-akuzat-e-zaganit-tahiri-genjeshtra-iu-perplas-ne-fytyre-shqupistave-basha-nuk-ka-prokuror-mercenar-qe-te-mbulon-krimet-30711" }