Bien depozitat në lek me 3.2%, ekspertët shpjegojnë efektet

Publikuar tek: ekonomi, më 09:21 06-09-2016 Bien depozitat në lek me 3.2%, ekspertët shpjegojnë efektet

Krahasuar me një vit më parë depozitan në lek kanë rënë me 3.2%, por për Bankën e Shqipërisë kjo nuk ka asnjë efekt shqetësues, pasi është vetëm një dukuri afatshkurtër.

“Ne nuk konstatojmë asnjë implikim negativ për shëndetin e sistemit bankar, për aftësinë e bankave për të kryer detyrën e tyre të ndërmjetësimit financiar, pra për të kredituar ekonominë. Qoftë edhe në treguesit e përfitueshmërisë dhe të shëndetit afatgjatë”, tha për Top Chanel, Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në BSH.

Sipas Bankës rënia e depozitave në lek është  e natyrshme, pasi indivisët po interesohen më shumë në letrat me vlerë të qeverisë të cilat ofrojnë një normë më të lartë interesi.

“Ajo që ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit është një interesim në rritje i individëve dhe kursimtarëve drejt letrave me vlerë të qeverisë, instrumenta financiarë që ofrojnë një likuiditet të pranueshëm, por ofrojnë mbi të gjitha edhe një normë më të lartë interesi apo kthimi”, u shpreh  Erald Themeli.

Sipas bankës, ulja e interesave edhe për kreditë ka sjellë përfitime të mëdha në ekonomi.

“Lehtësimi i kredisë në lekë për të gjithë kredimarrësit, qoftë të vjetër apo edhe të rinj, i ka kursyer ekonomisë shqiptare 10 miliardë lekë në vit.

Kjo ka dy faktorë pozitivë. Së pari, bizneseve në vështirësi financiare u mundëson të vazhdojnë të operojnë normalisht dhe të paguajnë detyrimet e tyre ndaj bankave. Së dyti, bizneseve në një gjendje më të mirë e më të shëndetshme, u ka kursyer para që i kanalizojnë në investime apo punësim”, deklaroi Erald Themeli.

Dhe nga të dhënat e INSTAT ka rezultuar që dy vitet e fundit thuajse e gjithë rritja ekonomike ka ardhur nga investimet, ndërsa konsumi ka qenë më i ndrydhur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026351928710938
array(1) { ["section"]=> string(63) "bien-depozitat-ne-lek-me-3-2-ekspertet-shpjegojne-efektet-52034" }