Bien këmbanat e alarmit për teatrin e Vlorës, plas debati midis gazetarit dhe aktorit (REPLIKAT)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:35 05-05-2018 Bien këmbanat e alarmit për teatrin e Vlorës, plas debati midis gazetarit dhe aktorit (REPLIKAT) Teatri i Vlores

Gazetari i Vlorës Ergys Alushi, ka reaguar pas anulimit të komedisë ‘Senatori Fox’ e trupës së teatrit të Vlorës e cila ishte lajmëruar se do të shfaqej të premten më 4 maj.

Gazetari bën me dije se shkak për mos shfaqjen e komedisë është bërë numri i vogël i biletave të shitura. Sipas tij ky është një alarm i cili ka kohë që bie por nuk dihet i cili është faji, i publikut apo i teatrit.

Ndërkohë një reagim ka ardhur në postimin e Alushit, nga regjisori dhe aktori Roland Minga i cili ka hedhur poshtë lajmin se komedia nuk është shfaqur.

“Shfaqja e të premtes në mbrëmje është dhënë, me pak bileta por është dhënë. Dhe mbi të gjitha shfaqja nga pikëpamja artistike ka shkuar shumë mirë”, shkruan Minga.

Më tej ai i bën thirrje të gjithëve për t'u bërë pjesë e ringritjes dhe mbarëvajtjes së teatrit.

Nuk ka munguar as përgjigjia e gazetarit Alushi i cili është shprehur se aktorët e regjisorët duhet të jenë të parët për të reaguar për ringritjen e teatrit.

"Në botën e qytetëruar ku duam të shkojmë artistët janë në parajojë të shoqërisë edhe me problematika qytetare e jo më për teatrin e tyre", shkruan Alushi.

Screenshot_1.jpg

Screenshot_2.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U sulmua se bëri me duar shenjën e SHQIPONJËS, reagon për herë të parë Eleni Foureira
»
Article Logic
Execution time: 0.033397912979126
array(1) { ["section"]=> string(100) "bien-kembanat-e-alarmit-per-teatrin-e-vlores-plas-debati-midis-gazetarit-dhe-aktorit-replikat-119556" }