Bien normat e interesit, më pak fitime nga depozitat në bankë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:23 06-06-2017 Bien normat e interesit, më pak fitime nga depozitat në bankë

Kush ka depozituar lekë në bankë për t'i kursyer, ka vënë re se normat e interesit këto muaj, kanë pësuar një rënie.

Banka e Shqipërisë në një raport, ka treguar se normat e interesit për depozitat me afat 1-60 mujore ka arritur në vlerën e 0.9%.

Por rënien më të theksuar kanë depozitat 48 mujore, interesi i të cilave zbriti nga 3.04% në 1.7%. Këto zbritje të interesit i ka bërë që individët të zhvendosin kursimet e tyre në depozitat afatgjate pasi interesat e tyre janë më të larta.

Vitet e fundit kanë pësuar rënie të njëpasnjëshme, ku sot depozita 1 vjeçare në muajin prill kishte një interes prej 0.81% nga 5% që e ka qenë vite më para.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019938945770264
array(1) { ["section"]=> string(66) "bien-normat-e-interesit-me-pak-fitime-nga-depozitat-ne-banke-81432" }