Bien remitancat, ekonomia mbahet nga investimet private dhe të huaja

Publikuar tek: ekonomi, më 15:24 27-07-2016 Bien remitancat, ekonomia mbahet nga investimet private dhe të huaja

Vite më parë të ardhurat nga remitancat luanin  një rol kyç në ekonominë e vendit, ndërsa sot këto të ardhura janë ulur ndjeshëm dhe kjo si rezultat i shkëputjes graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë dhe Shqipërisë, por edhe të zhvillimeve dinamike që njeh gjeoekonomia.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në muajt e parë të vitit, ky tregues shënoi  vlerën e 128 milionë eurove, ose 10% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nisur nga kontributi real i sektorëve në ekonomi, rezulton se, rritja ekonomike më parë ka qenë kryesisht e mbështetur te konsumi, remitancat dhe importet dhe jo te prodhimi, investimet dhe eksportet.

Pra sipas eksperteve ky model ka qenë më shumë me natyrë sasiore ekstensive, sesa rritje ekonomike cilësore, që buron nga sektorë e aktivitete me eficencë të lartë dhe teknologji e inovacione moderne.

Ndërsa sot theksojne ata, një tjetër burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, rezulton të jenë investimet private dhe ato të huaja direkte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048945188522339
array(1) { ["section"]=> string(73) "bien-remitancat-ekonomia-mbahet-nga-investimet-private-dhe-te-huaja-47889" }