Bien supergjobat, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Çfarë u hoq nga gjobat milionëshe dhe çfarë mbeti

Publikuar tek: ekonomi, më 08:50 04-03-2016 Bien supergjobat, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Çfarë u hoq nga gjobat milionëshe dhe çfarë mbeti

Gjykata Kushtetuese shfuqëzon 8 nene të ligjit të supergjobave që parashikonin gjobitje të rënda deri në burgim për shkeljet fiskale. Gjykata Kushtetuese pasi shqyrtoi çështjen me objekt “për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vendosi të pranojë një pjesë të pretendimeve të biznesit.

Kështu janë shfuqëzuar përfundimisht gjobat 10 milionë lekë për tregtarët e shumicës që shesin mallra pa faturë si dhe gjobat 500 mijë lekëshe për mosdeklarim të punonjësve.

Krahas këtyre shfuqëzohet edhe neni që ngarkonte me gjobë 100% të mallit të padeklaruar dhe rivlerësim të të ardhurave për 6 muaj nëse nuk vendosje çmimet e afishuara .

Sakaq, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e biznesit për shfuqëzimin e nenit që parashikon konfiskimin në fund të ditës të një shume jo më pak se 50% të qarkullimit të realizuar, gjobën në masën 15% të shumës së këstit për t’u paguar në rast vonese të parapagimit të këstit të tatimit mbi fitimin : gjoba 30 mijë lekëshe për çdo mosngarkim apo ngarkim të pasaktë të të dhënave IMEI të celularëve, gjobat për kompanitë që certifikojnë kompani që janë me detyrim tatimor e të tjerë.

Ligji i supergjobave bie kështu nga Gjykata Kushtetuese por sakaq, tregtarët kishin kërkuar shfuqëzimin e 11 neneve, kërkesë që u pranua pjesërisht.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:


Objekti:  Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
 
Gjykata Kushtetuese, pasi analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesja, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, Këshilli i Ministrave, bazuar në nenet 131/a dhe 134/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, 
 

VENDOSI:


- Pranimin  pjesërisht të kërkesës.
- Shfuqizimin e neneve 5, 14, 15, 16/4, 17/1, 17/2, 18/ 2 dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022801160812378
array(1) { ["section"]=> string(112) "bien-supergjobat-zbardhet-vendimi-i-gjykates-kushtetuese-cfare-u-hoq-nga-gjobat-milioneshe-dhe-cfare-mbeti-34178" }