Bien të ardhurat nga eksportet dhe importet, ulet defiçiti me 8.3 %

Publikuar tek: ekonomi, më 16:38 30-08-2016 Bien të ardhurat nga eksportet dhe importet, ulet defiçiti me 8.3 %

Gjatë muajit korrik të ardhurat nga eksportet dhe importet kanë rënë në krahasim me një vit më parë si dhe muajin qershor. 

Sipas INSTAT, në muajin Korrik 2016 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 0,6 % në krahasim me Korrik 2015 dhe me 0,9 % në krahasim me Qershor 2016.

Importet e mallrave në muajin Korrik 2016 arritën vlerën 50 mld lekë, duke u ulur me 5,0 % në krahasim me Korrik 2015 dhe me 4,3 % në krahasim me Qershor 2016.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 27 mld lekë, duke u ulur me 8,3 % krahasuar me Korrik 2015 dhe me 6,9 % në krahasim me Qershor 2016.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve: Rënia vjetore e eksporteve prej 0,6 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” , “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Prodhime druri dhe letre”.

Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” , “Produkte kimike dhe plastike”.

eksportet_dhe_importet.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019247055053711
array(1) { ["section"]=> string(70) "bien-te-ardhurat-nga-eksportet-dhe-importet-ulet-deficiti-me-8-3-51329" }