Big Basta “luftë” kolegëve: Majk dhe Getoar vjedhin klikimet, Sinan Hoxha nuk të bën mirë për veshët

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:09 26-08-2016 Big Basta “luftë” kolegëve: Majk dhe Getoar vjedhin klikimet, Sinan Hoxha nuk të bën mirë për veshët

I revoltuar për situatën e tregut muzikor shqiptar, vjedhjen e klikimeve dhe të së drejtës së autorit, Big Basta rrëfen në një intervistë për “Bordo”, si e sheh ai situatën në të cilën ndodhet muzika shqiptare. Ai gjithashtu flet per publikimet e tij më të fundit, bashkëpunimet e tij me artistët, si dhe puna e tij si kantautor dhe tekstshkrues.

Geri, do doja të më flisnit pak për këngën e fundit, “M’vini onash”, i cili është lançuar këtë verë. A nuk jeni pak i ashpër?

“Mvini onash” është publikuar në Qershor dhe është një projekt i cili ka qenë përtej dëshirave të mia, ka qenë një hip-pop i viteve të fundit si kompozim. Në tekst gjithmonë jam unë, nuk kam ndryshuar në asnjë lloj momenti. Kritikën e kam në plan të parë dhe është një projekt i cili i përgjigjet kohës që po jetojmë, ku edhe më injoranti ka të drejtë të komentojë,- fati i tyre, as nuk i kundërshtoj fare. Atëherë unë nxjerr një këngë me refrenin ‘M’vini onash’ i cili e ka përgjigjen brenda, dhe çuditërisht vetëm dy komente negative ka patur si këngë sepse e kanë patur përgjigjen brenda. (qesh)

Po sa i përket “Inna di dance”, të cilin e keni lançuar jashtë Shqipërisë dhe tashmë po e sillini për tregun shqiptar…

“Inna di dance” është një remiks i Mr.Rez, i cili është ambasador i regges, por që çuditërisht në Shqipëri nuk është se e njohin shumë, së bashku me Vesa Lumën, e cila tashmë është në treg. Është një projekt të cilin ne e kemi testuar me marrëveshjen që lidhëm me një studio, e cila ndodhet ne New York dhe që në fillim e testuam vetëm si audio dhe e publikuam në itune, Amazon, ku e nxorrëm për shitje. Për momentin ka ecur shumë shumë mirë dhe duke parë ecurinë si eci me shitjet dhe duke i shtuar faktin që e kanë transmetuar plot 22 radio në Amerikën e Veriut, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë. Kjo edhe për faktin sepse është anglishte e folur keq, xhamajkane, ka ecur shumë mirë. Nga kjo na u desh të bënim edhe një video, pasi në Shqipëri çuditërisht kjo këngë nuk është dëgjuar fare në asnjë portal dhe ëebsite dhe në fund të fundit këtu asnjë nuk blen këngë. Menduam ta sillnim me një videoklip dukë qenë se muzika në Shqipëri shikohet dhe nuk dëgjohet.

Duke qenë se ju ke dhe marrëdhënie me kolegë të cilët ju kërkojnë që të shkruani ose të kompozoni për ta, a është ndonjëherë e vështirë që të keni përplasje midis asaj që ju dëshironi për artistin dhe ndonjëherë ky i fundit dëshiron t’i mbetet besnik trendeve dhe komerçiaitetit, kërkon diçka tërësisht ndryshe, si e gjeni atë rrugën e bashkëpunimit?

Jam shumë dakord. Faktikisht e kam përmendur edhe tek kënga e fundit “edhe mua ma merr mendjen leku, por jo si puna juaj”. Problemi është këtu, unë mund të jem nga ata të vetmit producent që në studion time nuk pranoj dot artiste të cilët mund të kenë shumë lek për të paguar një projekt, por që nuk kanë minimumin e talentit. Dhe gjithmonë ju kam thënë më mirë zgjidhni një rrugë tjetër, sesa të më kushtëzoni edhe mua që të bëj diçka që unë nuk dua ta bëj. Njerëzit e dinë shumë mire se nëse duan të bëjnë një këngë apo një projekt tek Big Basta, atëhere matu mirë sepse nuk do të bëj gjithë kohës atë që ti ke qef për të bërë. Dua të bëj gjithmonë karakterin tim. Sfida më e madhe ka qënë ajo që të arrija të bëja atë që di të bëj më mirë. Edhe nuk kam për ta ndryshuar këtë gjë vetëm në rastin se ngelem pa shtëpi apo plas ndonjë luftë, vetëm në kështu lloj kushtesh do hiqja dorë nga ajo që bëj.

Jeni pak kritik ndaj tregut, muzikës, dëgjuesve të cilët nuk janë shumë selektiv por dëgjojnë thjesht një muzikë e cila kërcehet por jo e bukur për veshin. Çfarë mendon se mund të ishte bërë ose mund të bëhet ndryshe?

Nuk është se jam kritik. Tani edhe ju vetë e shikoni se ai që ndjek për shembull në instagram Big Bastën ndjek edhe Sinan Hoxhën dhe kjo nuk është normale, me gjithë respektin që kam për Sinanin, por kjo nuk është normale edhe për veshin e dëgjuesit. Unë kam mbaruar Fakultetin për Shkenca Sociale dhe kam studiuar edhe për psikologjinë, dhe një njeri i cili nuk arrin të gjejë veten në një rrymë muzikore, atëhere ka problem me intelektin dhe karakterin e vet. Është diçka e studiuar. Nuk e kritikoj këtë lloj pjese sepse është komplet vetjake e çdo njeriu dhe e çdo personi. Çfarë do kishte qenë për t’u bërë më mirë do kisha dashur shumë që të vihej në zbatim ligji për të drejtën e autorit, sepse ajo automatikisht bën seleksionimin dhe nxjerrjen tek publiku i cili do ishte më i filtruar dhe do merrte një material të saktë. Plus artistët nuk do të bazonin famën tek klikimet e vjedhura sepse dreqi e mori, s’mund të ketë Rita Ora 12 milion klikime, të cilën në fund të fundit e degjojnë të gjithë shqipëtarët dhe e gjithë bota, dhe një këngë shqiptare që i kalon apo si kalon kufijtë të ketë 60 milion klikime. Kemi rastin kur Majk me Ghetto Geasy këngën “S’jena mo”, kan shkuar 70 milion klikime dhe Ëilli Ëilliam me këngën “Ego” i ka apo si ka 60 milion, ose nuk i kishte. Unë i kam miq që të gjithë këta që përmenda, dhe nuk më vjen turp t’jua përmend të metat e veta, ashtu siç do doja që edhe ata të më përmendin të metat e mia. Vetëm e drejta e autorit, vetëm ajo është e gjitha. Nga ana tjetër, boll me dhunën. Nuk duhet të ketë më lajme të këqija. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në karakterin e njeriut. Do kisha dashur shumë që shqiptarët të ishin më të lumtur. Po të dëgjoni të gjitha muhabetet e rëndomta janë ‘s’kemi këtë, s’kemi atë’ dhe përsëri janë në kafe të gjithë. Arti është shtyllë kurrizore, muzika është ajo që rregullon gjithçka. Politika nuk po bën asnjë lloj gjëje, kështu që të punojmë ne të bëjmë diçka.

Cilat mendoni se janë sfidat më të mëdha në fushën tuaj profesionale, përveç angazhimit në radio, ju shkruani, bëni edhe muzikë?

Patjetër, sfida më e madhe që ka çdo artist, jo vetëm muzikant, por edhe piktor, edhe fotograf, edhe të gjithë, është ‘ballkanizimi’. ‘Ballkanizimi’ është sfida më e… a mund ta them që është sfida më ‘e ndyrë’ që mund të ketë në art? Sepse që të gjithë po shikojmë se si po transformohet, se si artisti duhet të bëjë kompromise që të eci deri në një farë pike dhe të përjetojë ato tre vitet e suksesit dhe pastaj të  bjeri në atë bazën e vet, qoftë edhe aty ku e ka nisur dhe të kënaqet me atë pagesën e thjeshtë vetëm për të mbajtur veten. Ky është Ballkani në fund të fundit. Tjetra është mungesa e të drejtës së autorit. Kjo është sfidë akoma më e madhe sesa ‘ballkanizimi’. Një ndër dhjetë pikat kryesore në kartën e të drejtave të njeriut është ruajtja e pronës intelektuale. Në shqipëri fatkeqësisht nuk ruhet prona intelektuale si edhe në shumë vende të tjera të Ballkanit. Nuk e di çfarë të them… se di nëse është ky rasti më i mirë për të bërë thirrje për të gjithë artistët, që të paktën ta lejojmë veten deri në një pikë të caktuar pastaj të mblidhemi të gjithë dhe t’i japim shtysë që të ndryshojnë të tilla gjëra sepse për çdo fotograf, për çdo gazetar, për çdo artist është  kulmi, nuk arrin dot që ta bësh pasionin produktiv…dhe spo flas për veten, sepse unë luftuar dhe kam arritur në një pikë ku realizoj çdo gjë që dua. Mu deshën 13 vite karrierë dhe sinqerisht mbas 6-7 viteve punë, unë arrita t’i nxjerr frytet dhe arrita të bëj atë që di të bëj më mire.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019202947616577
array(1) { ["section"]=> string(102) "big-basta-lufte-kolegeve-majk-dhe-getoar-vjedhin-klikimet-sinan-hoxha-nuk-te-ben-mire-per-veshet-50971" }