Big Brother/ Mimoza Ahmeti mendon të tërhiqet, sulmon Olti Currin. Curri: Në faqen time bëj ç’të dua

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:41 17-03-2015 Big Brother/ Mimoza Ahmeti mendon të tërhiqet, sulmon Olti Currin. Curri: Në faqen time bëj ç’të dua Postimi i Mimoza Ahmetit

Mesa duket gjërat brenda stafit të Big Brother nuk shkojnë aq mirë sa ç’duket në ekran. Opinionistja Mimoza Ahmeti nuk duket fort e kënaqur nga një konflikt i krijuar aty për aty, ku është përfshirë Edisoni, konkurenti i Big Brother i dalë tashmë nga shtëpia, opinionistja Mimoza Ahmeti, organizatoja e Big Brother Zefina Hasani si dhe opinionisti i Fan Club Olti Curri. Shkak është bërë një fotomontazh dhe një diçiturë hedhur në një faqe të Big Brother. Ahmetit nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë dhe ka kërkuar sqarime nga organizatorja e Big-ut e cila jo vetëm nuk e ka ndihmuar po sipas Ahmetit, i ka mbyllur telefonin. Opinionistja akuzon drejtpërdrejt Olti Currin për çfarë është publikuar e montuar për të dhe Edisonin.Në këto kushte Ahmeti thotë se po e mendon nëse do vazhdojë të jetë pjesë e Big-ut ose jo.

“Sapo fola me Edisonin e Big Brother qe doli të shtunën e kaluar nga Bigu. Në një faqe “Facebook” të Big Brother 8, kanë montuar një foto timen më të tijën, fotomontazh, me disa shkrime të panjohura, dhe një diçiturë poshtë, shqip, kategorike. Duan të na fusin në konflikt. Edisoni më tha se edhe atij i kishin botuar një video me shkurtime. Sic me tha Edisoni, faqja është bërë nga Olti Curri gazetar i Top Channel.Edhe mua, tha Edisoni, ma kanë botuar një video me shkurtime, I thashe O.Currit, o vere të plotë o hiqe atë video, ai me tha, e di vetë ça bëj me faqen time.

Une kam gjithë ditën që i kerkoj Zefina Hasanit , organizatores së Bigut, numrin e Edisonit dhe nuk ma jep. Kjo mungesë korrektese, duke më fikur edhe telefonin më bën të mendohem edhe një herë, nëse pjesëmarrja ime ne Big Brother si opinioniste do të vazhdoje apo jo. Edisoni më priti më shumë mirëkuptim dhe më dha fjalën se nesër do të paraqitemi të dy në media për të deklaruar këtë papërgjegjësi të rrezikshme

Shumë e shumë herë u perpoqa të shkruaja në atë faqe poshtë fotos së montuar, opinionin tim, por ditë natë aty dikush ruante te ma fshinte në sekondë, me një çensurë të frikshme. Fotoja dhe tjetër provokim ka qenë aty, të paktën fotoja, deri në momentin që e kam publikuar këtë mesazh, por të mos merakosen, se e kam fotografuar faqen dhe dorëzuar materialin...”, shkruan opinionistja Mimoza Ahmeti.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë olti Curri në faqen e tij duke u munduar ta qetësonte Ahmetin. Ja se si i përgjigjet ai:

Moza e shtrenjtë që të dua aq shumë sa të kam dashur e do të dua.
Posterat që botoj janë lloji i humorit qe unë bëj sepse ashtu më vjen, ti që vetë përdor humor duhet ti kuptosh. Nëse humori im ështeë ndryshe nga i joti duhet të tregosh edhe tolerance. Une jam Olti Curri gazetar i Olti Curri fan-page, blog me komente pëer spektakel & art. Kam një emision në Top Albania Radio por vijën editoriale të faqes time nuk e cakton absolutisht Top Channel.
Sa për faktin qe paske "qarë halle" me Edisonin se dua t'ju fus në sherr, nuk kam koment. Ndërkohë që uroj që në Big Brother ( por edhe në çdo emision tjetër) të vazhdosh me opinione, sepse mendimi yt që fluturon i lirë në një botë që mund të na friksoje por na magjepsë është i domosdoshëm’.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me opinionisten e Big Brother pas kësaj, nëse do heqë dorë apo do arrijë në një marrëveshje me organizatorët...

Postimi i Olti Currit

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025917053222656
array(1) { ["section"]=> string(101) "big-brother-mimoza-ahmeti-mendon-te-terhiqet-sulmon-olti-currin-curri-ne-faqen-time-bej-c-te-dua-6112" }