“Big Brother” nis audicionet në Prishtinë, Alessia rrëfen "sekretet" dhe opinionin që ka për Arbanën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:52 26-01-2017 “Big Brother” nis audicionet në Prishtinë, Alessia rrëfen

“Big Brother Albania” po rikthehet këtë vit me edicionin e tij të 9-të. Ky reality-show, i cili ka arritur që përgjatë tetë edicioneve të fitojë një vëmendje maksimale nga publiku, vjen me risi të shumta.

Ka qenë fillimisht kryeqyteti shqiptar, Tirana, ku stafi ka mbajtur audicionet për të përzgjedhur banorët, gjersa vikendin që kemi lënë pas, ato u mbajtën edhe në Prishtinë. E pranishme ishte tjerash edhe autorja e këtij edicioni të “Big Brother Albania”, Alessia Grieco Vessicchio.

“Kemi kohë që kemi filluar audicionet në Tiranë dhe vërtet kemi gjetur njerëz shumë interesantë me histori shumë të bukura. Dhe, kur flasim për histori të bukura, flasim për ato histori që sjellin rrëfime të forta, sepse kemi njerëz me përvoja, e të cilët do të jenë shumë interesantë për publikun. Sot, ndodhemi në Prishtinë, edhe këtu kemi gjetur njerëz me histori dhe përvoja. Kur unë them përvoja, nuk po flas për përvoja dramatike, por për ato përvoja që thjesht njerëzit i kanë jetuar dhe mund t’i tregojnë”, ka thënë ajo për Express të KTV-së.

“Big Brother Albania 9” vjen me shumë risi. Mësohet se ky edicion do t’i dedikohet dashurisë.

“Thënë të drejtën kam dashur ta ndryshoj pak këtë format, t’i ndryshoj imazhin, dhe do të jetë një edicion inovativ, edicion që do të vijë ndryshe. Le të themi që surpriza e parë do të jetë shtëpia, nuk ju them dot konkretisht si do të jetë, sepse nëse e them këtë gjë, i bie që të zbuloj shumë dhe nuk dua ta bëj këtë.

Mirëpo, mund të them që duke nisur nga shtëpia, mënyra se si është ndërtuar dhe konceptuar, kjo do të jetë goditja e parë. Jemi mësuar që çdo vit ‘Big Brother’ të kërkoj diçka nga konkurrentët. Ndërsa, këtë vit do të jetë ‘Big Brother’-i ai që do të jap diçka konkurrentëve, do të jap më shumë sesa do të marr”, ka deklaruar ajo.

 “Unë dhe Arbana jemi një skuadër. E them me të vërtetë këtë gjë, sepse zakonisht moderatori dhe autori zakonisht zihen me njëri-tjetrin, por kjo nuk ndodh me ne. Ne jemi profesioniste dhe shkojmë shumë mirë mes vete. Mund të them lirshëm se Arbana është muza ime, është ajo që më inspiron.

Kur shkruaj një format televiziv, gjithmonë kam në mendje Arbanën, sepse gjithmonë duke përgatitur formatin e kam në mendje mënyrën sesi ajo prezanton dhe sesi ajo e bën për vete publikun. Ne e kompletojmë njëra-tjetrën më së miri, pasi unë nxjerr tek ajo jo vetëm atë prezantuesen fashion, që i pëlqen të vishet bukur dhe të duket moderne, por nxjerr edhe atë njeriun me zemër të madhe, e cila është shumë e hapur dhe sociale. E unë këtë gjë di të nxjerr më së miri”, ka shtuar ajo për Exspress.

 “Big Brother Albania 9” do të nisë mes datave 1 deri 15 mars. Autorja e tij bëri të ditur se audicionet do të vazhdojnë ende meqë kanë nevojë për të gjetur edhe disa konkurrentë që do t’i përshtaten formatit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025211095809937
array(1) { ["section"]=> string(101) "big-brother-nis-audicionet-ne-prishtine-alessia-rrefen-sekretet-dhe-opinionin-qe-ka-per-arbanen-66683" }