“Big Brother” po vjen, Arbana Osmani tregon sekretet: Nuk do lejohet seksi, do penalizohen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:55 31-12-2016 “Big Brother” po vjen, Arbana Osmani tregon sekretet: Nuk do lejohet seksi, do penalizohen

Arbana Osmani e ftuar në “Pasdite të Top Channel” ka folur për karrierën, për surprizat, për miqtë, familjen si dhe për programin “Big Brother” i cili do të filloj shumë shpejt.

E pyetur për bashkëshortin dhe djalin, Arbana është shprehur se ndihet e lumtur që jeta e tyre është jashtë kamerave.

“Bashkëshorti im nuk është person publik dhe jemi shumë të lumtur që vazhdojmë në prapaskenë. Ndërsa për fëmijët, sa janë të vegjël më mirë t’i lëmë në botën e tyre pa drita”,-tha Arbana raporton Newsbomb.al.

Albana është moderatorja e parë që ka prezantuar për vite me rradhë “Big Brother”, përveç një viti që e ka prezantuar Ledion Liço. Arbana ka treguar disa sekrete të vogla, ku ndër të tjera që do jetë më dinjitoz si dhe nuk do të lejohen skenat e seksit, përndryshe do të ketë penalizime.

“Njerëzit kërkojnë të vazhdojë “Big Brother” dhe ne do të fillojmë. Ndyshe nga vitet e tjera do të jetë një “Big Brother” që përcjell vlera. Ku njerëzit do të jenë me shumë dinjitet.

Ndoshta më shumë se vitet e tjera do të fokusohet tek dashuria prandaj mos ejani vetëm po mund të vini dhe në  ­çift.

Nuk do të lejohet që njerëzit të bëjnë seks në “Big Brother”. Nëse ndodh do të përjshtohen”-tha ndër të tjera Arbana duke premtuar plot surpriza.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023717164993286
array(1) { ["section"]=> string(91) "big-brother-po-vjen-arbana-osmani-tregon-sekretet-nuk-do-lejohet-seksi-do-penalizohen-64333" }