Bilanci i Ramës sipas Berishës

Publikuar tek: politike, më 16:06 30-12-2015 Bilanci i Ramës sipas Berishës

Kryeministri Edi Rama renditi sot gjatë një konference për media, një përmbledhje të bilancit për vitin 2015, sukeseset e maxhorancës nga aksionet si dhe rëndësinë e reformave, që sipas kreut të qeverisë nuk janë arritur të gjitha objektivat por është bërë një punë e madhe.

Por ish-kryeministri Sali Berisha ka një tjetër këndvështrim, të errët, për vitin 2015, dhe nuk ka përtuar që të paraqesë bilancin e vitit që po lëmë pas, sipas versionit të tij.

“Bilanc dramatik dështimesh i piktorit dështak për vitin 2015!

Edvin Kristaq Rama, pas Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të Pasluftës, ti je kryeshpifësi dhe kryemashtruesi i kombit tonë!

Të dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pas darkës funebër me gazetarët, u paraqit para tyre me serialin e ri të sukseseve imagjinare, realiteteve që ekzistojnë vetëm në mendjen e tij të sëmurë, me të cilat përpiqet apo beson se mund të mbulojë dështimin total të qeverisë se tij:

- rrokulkisja e madhe e ekonomisë shqiptare,

- rrënimi i klimës së biznesit dhe rënia e Shqipërisë me 35 vende duke u renditur me Somalinë dhe Eritrenë. Largimi masiv i investitorëve të huaj vendas si dhe largimi masiv i kapitalit në rreth 3 miliardë dollarë nga Shqipëria

- shkatërrimi në dy muaj i 73 mijë vende pune, rritja e shpejtë me 38% e varfërisë, rritja me 3.4 herë e mjerimit, rritja me 37% e papunësisë dhe gjer në 70% e papunësisë tek të rinjtë

- rënia e të ardhurave buxhetore me mbi 300 milionë dollarë nga vjedhjet në dogana dhe tatime

- rritja e borxhit publik në 74% dhe e deficitit korent nga 12.6 në 24.7%

- ngrirja e rrogave për të tretin vit me rradhë, duke bërë që shqiptarët, për shkak të inflacionit në tërësi dhe të artikujve me të përdorshëm në veçanti, të kenë realisht një pagë 12% më të ulët sesa 3 vjet më parë

- mungesa pothuaj e plotë e investimeve publike, nuk është inauguruar e përfunduar asnjë km rrugë, shkollë, ujesjellës apo spital

-shpërdorimi masiv i buxhetit për t'u vjedhur në rindërtim, pajisje të zyrave, tualeteve, argëtim dhe orgji të qeveritarëve

- mega-afera e madhe korruptive, marrëveshja me CEZ, me të cilën vodhën së bashku me të tjerë mbi 620 milionë euro dhe gjobitën 1250 euro çdo shqiptar. Shndërrimi i qeverisë në një bandë të vërtetë të hajdutëve të shtetit, që po vjedhin së bashku me familjarët, Olsat e tyre, në tendera e koncesione, pasuritë publike të shqiptarëve. Vetëm me koncesionet në shëndetësi, me Beqajn kanë vjedhur mbi 300 milionë euro.

- vrasjen e shpresës dhe largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, renditjen e tij krahas apo fill pas Asadit për përzënien e qytetarëve të tij nga vendi me politikat e tij çnjerëzore. Një qytet sa Vlora është transferuar në Gjermani, dhe dy Vlora të tjera kanë aplikuar për t'u larguar nga Shqipëria.

- lidhjet e tij kokë e këmbë me krimin dhe trafikantët, kriminalizimin prej tij të parlamentit, qeverisë, administratës shtetërore, lidhjet e tij dhe ministrave të tij kokë e këmbë me krimin, trafiqet kriminale dhe shndërrimi i qeverisë se tij në një organizatë kriminale të vërtetë.

-shndërrimi i vendit në "Shqiperia kanabiste"

- dekorimi i xhelatëve të diktaturës dhe shpifja se për firmën e tij "fajin e ka Saliu"

-burgosja e 38 mijë qytetarëve shqiptarë dhe mbushja e paraburgimeve më shumë se Siria dhe Iraku

- shkatërrimi i procesit zgjedhor të vendit

-mos hapja e negociatave me BE

Ndërsa lidhur me akuzën e tij se ky është vendi i shpifjeve, mund ti them shkurtimisht se në historinë e kombit tonë, pas Enver Hoxhës, Hitlerit të Pasluftës, ai me shpurën e tij renditet dhe është i çertifikuar ndërkombëtarisht dhe me një seri vendimesh gjykate si kryeshpifës dhe dhe kryerrenc i kombit shqiptar!

Ai është i vetmi shqiptar, që për të shpëtuar nga shpifjet e tij të ulta ka fshirë tëeeterin e tij të viteve të tjera. Ai, me aferën e armëve siriane vlerësohet si gënjeshtari më i madh i Pasluftës së Dytë Botërore, kurse me premtimet dhe mashtrimet elektorale ndaj shqiptarëve, për shëndetësi falas, legalizime falas, heqjen e TVSH për energjinë elektrike, ushqimet, katër pensione shtesë në fund të vitit për pensionistët ,rrogën e 13-të për punonjësit etj etj, ai rezulton bir besnik i etërve të tij mizorë, renditet në fligështi morale fill pas diktatorit gjakësor Enver Hoxha.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Veliaj i jep parkingjet me pagesë Besnik Sulës, ja vendimi i plotë i Bashkisë së Tiranës
Kreshnik Spahiu i ngre një ‘’Peme’’ Edi Ramës…me 365 mashtrimet »
Article Logic
Execution time: 0.0043900012969971
array(1) { ["section"]=> string(36) "bilanci-i-rames-sipas-berishes-28877" }