'Bilbili i ahengut shkodran', si janë kushtet sot për Shyqyri Alushin, 84 vjeçarin që i këndoi dashurisë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:49 24-02-2018 'Bilbili i ahengut shkodran', si janë kushtet sot për Shyqyri Alushin, 84 vjeçarin që i këndoi dashurisë

“Bilbili I ahengut shkodran”, i cilësuar i tillë në të gjitha kohërat, Shyqyri Alushi, sot në moshën 84 vjeçare, duket se shijon vetëm famën e titujt, por trajtimi, nuk është fare ashtu sikurse i takon një këngëtari të madh si ai.

Për ta kujtuar dhe për ta sjellë në vëmendjen e të gjithëve, është kujdesur këngëtari Kosovar Shkëlzen Jetishi bashkë me Orkestren e Vllaznim Buxhovit, që ditën e djeshme e kanë vizituar në shtëpi dhe e kanë gjetur të shtrirë në krevat, raporton neësbomb.al.

Dhe ashtu veshur me pizhama, bilbili i ahengut shkodran, ka pozuar bashkë me artistët. Mosha bën të vetën, por për një këngëtar si ai, duket se pasuria nuk i troket në derë

adje, sic shihet nga fotot, dhe gjendja lë për të dëshiruar. I lindur në maj 1934, është dekoruar shumë shpesh gjatë karrierës së tij. Ka marrë titullin “Artist I Merituar” (1984), dhe “Krenaria e qytetit” nga Bashkia Shkodër (1999.

Jetishi shkruan në rrjetet sociale: “Takim dhe pritje që kurrë s'do ta harroj tek bilbili i Shkodrës....i madhi Shyqyri Alushi. E falenderoj nga zemra që pranoi të jetë pjesë e koncertit PERLAT SHKODRANE që do mbahet në Gjakovë.....Zoti të dhashtë shëndet dhe jetë të gjatë”.

Screenshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ana tjetër e Niko Peleshit, përkthyes i poezive të Bob Dylan (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.0042059421539307
array(1) { ["section"]=> string(107) "bilbili-i-ahengut-shkodran-si-jane-kushtet-sot-per-shyqyri-alushin-84-vjecarin-qe-i-kendoi-dashurise-111330" }