“Bilbili i Veriut” e shpreh publikisht: Doktorin e du shumë. Por “tradhëton” Berishën me deklaratën për dasmën e djalit të Ramës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:01 11-03-2017 “Bilbili i Veriut” e shpreh publikisht: Doktorin e du shumë. Por “tradhëton” Berishën me deklaratën për dasmën e djalit të Ramës

Mbrëmjen e të premtes në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës ishte e ftuar Fatmira Brecani, "Bilbili i Veriut". Ajo njihet dhe si një nga këngëtaret e preferuara të Sali Berishës, por me deklaratën e saj mund ta ketë "zhgënyer" ish-kryeministrin.

Ajo ka qenë e ftuar speciale si këngëtare dhe mike e familjes Berisha në dasmën e vajzës së tij, Argitës. Gjatë bisedës me moderatorin ajo tregoi disa detaje interesante nga dasma.

“Doktorin e du shumë. Doktori nuk ka kërcyer mesa mbaj mend unë në dasmën e vajzës. I dinte këngët e mia dhe çohej na respektonte të gjithëve”

Ajo ka folur edhe për vështirësitë e profesionit të saj. Duke qenë se kishte 5 vëllezër në familje, ata ishin fanatike ne fillimet e Fatmirës si këngëtare, por  sot ata krenohen me të.

E pyetur nga Turi nëse do ta ftonte dhe Edi Rama në dasmën  e djalit të tij, a do te shkonte? Ajo përgjigjet e sigurt: “Po shkoj, me gjithë qejf shkoj, do ja këndoja këngën e Myslym Pezës, pse jo”.

Fatmira njihet si bilbili i këngëve të veriut. Në fund të intervistës ajo shpreh se në planet e saj muzikore është edhe një bashkëpunim me këngëtarë të jugut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018465995788574
array(1) { ["section"]=> string(128) "bilbili-i-veriut-e-shpreh-publikisht-doktorin-e-du-shume-por-tradheton-berishen-me-deklaraten-per-dasmen-e-djalit-te-rames-71549" }