Bileta e urbanit në 70 lekë? Shoqata e Transportit: Propozimi i Veliajt do shtojë kostot

Publikuar tek: ekonomi, më 20:11 21-02-2017 Bileta e urbanit në 70 lekë? Shoqata e Transportit: Propozimi i Veliajt do shtojë kostot

Reforma e ndërmarrë në transportin urban në kryeqytet dhe kryesisht implementimi i biletës elektronike, duket se shton kostot për operatorët që ofrojnë këtë shërbim.

Pas lançimit të masave të marra nga Bashkia e Tiranës, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Qytetas, Ervin Shijaku, në një intervistë për Tv Scan thekson se në këto kushte, operatorët do të jenë të detyruar të kërkojnë rritje të çmimit të biletës urbane.

Propozimi i operatorëve është konkret, duke tentuar që bileta të shkojë rreth 70 lekë, nga 40 që është aktualisht.

Bashkia e Tiranës ka premtuar se kjo reformë, që përfshin rritje të cilësisë së shërbimit, shtimin e flotës së urbanëve, rinovimin e mjeteve, implementimin e biletës elektronike, nuk do të sjellë kosto të shtuara për qytetarët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022892951965332
array(1) { ["section"]=> string(92) "bileta-e-urbanit-ne-70-leke-shoqata-e-transportit-propozimi-i-veliajt-do-shtoje-kostot-69472" }