Biletat për Euro2016, ja sa duhet të paguani për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Zvicër (Lista)

Publikuar tek: sport, më 17:35 14-12-2015 Biletat për Euro2016, ja sa duhet të paguani për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Zvicër (Lista)

UEFA ka vënë sot në dispozicion të të gjithë tifozëve europian dhe jo vetëm, biletat për të ndjekur nga afër skuadrat e tyre të zemrës gjatë Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Francë vitin e ardhshëm.

Për herë të parë në histori në një kompeticion të një niveli të lartë, merr pjesë edhe Kombëtarja shqiptare. Sapo janë mësuar kundërshtarët në grupin A, entuziazmi tek publiku shqiptar është rritur ndjeshëm dhe për këtë arsye interesi për të blerë një biletë është gjithashtu i lartë.

Por sa i duhet të paguaj një shqiptari për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuq e zi në ndeshjen e parë kundër Zvicrës? Në fakt, çmimet e vendosura nga UEFA janë të favorshme për publikun e gjërë, pasi ato nisin nga 25 euro deri në 145 euro dhe mund të blihen online në faqen e internetit uefa.com deri më datë 18 janar 2016.

Stadiumet e Francës janë ndarë në 4 kategori dhe secila ka çmimin e përcaktuar të biletave:

Kategoria 4- 25 euro për biletë.

Kategoria 3- 55 euro për biletë.

Kategoria 2- 105 euro për biletë.

Kategoria 1- 145 euro për biletë.

Çmimet e biletave janë të njejta dhe nuk ndryshojnë për tre ndeshjet e grupit A ku edhe bën pjesë Shqipëria.

Ndeshjet e Kombëtares tonë:

Shqipëri-Zvicër: 11 qershor, 15:00, Lens Agglo.

Francë-Shqipëri: 15 qershor, 21:00, Marseille.

Rumani-Shqipëri: 19 qershor, 21:00, Lyon.

biletat.jpg

bilee.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Manaj tek Partizani? Klubi: Kemi nisur kontaktet
Për Daily Mail ndeshja më e çuditshme e Euro 2016 është ajo Shqipëri-Zvicër »
Article Logic
Execution time: 0.0046248435974121
array(1) { ["section"]=> string(95) "biletat-per-euro2016-ja-sa-duhet-te-paguani-per-te-ndjekur-ndeshjen-shqiperi-zvicer-lista-27760" }