Bill Clinton me një tradhëti të pazbuluar, Hillary Clinton sërish në luftë me aferat seksuale të të shoqit

Publikuar tek: bota, më 10:57 20-01-2016 Bill Clinton me një tradhëti të pazbuluar, Hillary Clinton sërish në luftë me aferat seksuale të të shoqit Majtas Marla, në qendër Bill dhe djathtas Hillary

Duket se për Hillary Clinton, kandidaten për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk do të jetë edhe aq e lehtë.

Asaj i duhet sërish të përballet me një histori tradhëtie të të shoqit, Bill Clinton. Pas hedhjes pas krahëve të historisë së të shoqit me Monika Lewinskyn dhe shpëtimit të martesës së saj, del në sipërfaqe një histori e re e të shoqit: tradhëtia me një studente të quajtur Marla Crider.

Historia e tyre është zbardhur nga autori i suksesshëm Jerry Oppenheimer, në librin ‘’Brenda Martesës Komplekse të Bill dhe Hillary Clinton’’.

Billi ishte 27 vjeç dhe studionte për juridik, ndërsa partnerja që duket se ndjente shumë ishte 21 vjeç e quajtur Marla dhe studionte për shkenca politike. Por kur gruaja tjetër në jetën e Billit, Hillary Rodham (tashmë Clinton) e merr vesh, vjen furtuna. Marla punonte në fushatën e parë të Bill Clinton.

Marla nuk jeton më, pasi ajo u nda pas një beteje të fortë me kancerin e gjirit, por një një intervistë dhënë vitin e kaluar rrëfeu planin sipas saj, pervers të Hillaryt për të arritur të gjitha ambiciet politike të saj dhe bashkëshortit të saj me çdo kusht.

Dhe sipas Marlës, marrëdhënia e tyre nuk është bazuar në dashuri, por në një pakt sekret, duke punuar si një skuadër që fillimisht ai të bëhej president e më pas të vinte radha e Hillaryt.

Dhe duket se trekëndëshi Clinton-Rodham-Crider është i rëndësishën në biografinë e Hillaryt, raporton ‘Daily Mail’’, ndërkohë që mund të quhet tradhëtia e parë e Bill Clintonit, edhe pse nuk ishte martuar ende me Hillaryn.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027410984039307
array(1) { ["section"]=> string(111) "bill-clinton-me-nje-tradheti-te-pazbuluar-hillary-clinton-serish-ne-lufte-me-aferat-seksuale-te-te-shoqit-30469" }