Bill Gates thotë se ka një problem që as miliardat e tij nuk mund ta zgjidhin

Publikuar tek: bota, më 14:02 09-03-2016 Bill Gates thotë se ka një problem që as miliardat e tij nuk mund ta zgjidhin

Bashkëthemeluesi i Microsoft, filantropisti dhe njeriu më i pasur në botë, Bill Gates, ka thënë se pavarësisht pasurisë së tij të madhe, ka një problem që nuk zgjidhet dot.

Gjatë një bashkëbisedimi në “Ask Me Anything” Gates shpjegoi problemin që e mundon.

“Si të ndalosh një grup të vogël terroristësh nga përdorimi i armëve atomike dhe biologjike duke vrarë miliona, është diçka që më shqetëson shumë”, tha Gates.

“Nëse qeveria bën një punë të mirë kanë një mundësi të madhe për ta ndaluar, por nuk mendoj se kjo gjë po merr vëmendjen e duhur, e nuk e di nëse unë do mund të bëj diçka”, shtoi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037539958953857
array(1) { ["section"]=> string(83) "bill-gates-thote-se-ka-nje-problem-qe-as-miliardat-e-tij-nuk-mund-ta-zgjidhin-34642" }