Bill Klintonit i zbulohet një aferë e re seksuale, këtë herë me Jacqueline Kennedy

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:39 01-12-2015 Bill Klintonit i zbulohet një aferë e re seksuale, këtë herë me Jacqueline Kennedy Bill Clinton dhe Jacqueline Kennedy ne librarine Kennedy ne Boston

Një tjetër histori rozë shpërtheu në median ndërkombëtare ditët e fundit për ish presidentin e SHBA Bill Clinton, ndërkohë që bashkëshortja e tij Hillary lufton për të marrë celësat e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. 

Daily Mail shkruan se Bill Clinton është përpjekur që të joshë Jacqueline Kennedy në apartamentin e saj në Nju Jork pavarësisht faktit se kanë 17 vite diferencë.

Ish presidenti “forcërisht” është përpjekur që të kryente marrëdhënie seksuale me ish-zonjën e parë pavarësisht se ajo kishte protestuar, thuhet në një libër të sapopublikuar të autores Sarah Brandford.

Zonja Kenedy që ishte 60 vjeç në atë kohë tha për autoren e librit se Klinton i ishte hedhur sipër përpara se ajo ta largonte.

Ajo I kishte treguar një miku që zoti Klinton ishte thuajse njëlloj me ish bashkëshortin e vet John Kennedy – që njihej për historitë e tij, dhe që të dy nuk pranonin një “jo” si përgjigje. Zoti Klinton e kishte admiruar zonjën Kennedy që kur ajo ishte e re dhe e kishte takuar kur ishte djalë i ri në vitin 1963 në Rose Garden të Shtëpisë së Bardhë. Kur zoti Klinton kandidoi për president në 1992 ai mori edhe bekimin e zonjës Kennedy që dha contribute të shumta për luftën e tij për kancerin e gjirit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033428907394409
array(1) { ["section"]=> string(87) "bill-klintonit-i-zbulohet-nje-afere-e-re-seksuale-kete-here-me-jacqueline-kennedy-26702" }