‘’BIRN’’: Resortet po ndërtohen në prona të grabitura, reagon menjëherë firma ndërtuese: Kontratë me pronarin e tokës

Publikuar tek: ekonomi, më 15:28 21-09-2016 ‘’BIRN’’: Resortet po ndërtohen në prona të grabitura, reagon menjëherë firma ndërtuese: Kontratë me pronarin e tokës

Resortet po ndërtohen në prona të grabitura shkruan "BIRN", Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative por i menjëhershëm ka qenë reagimi i firmës ndërtuese, ‘’Balfin’’.

‘’Në plazhin dikur të virgjër, të njohur nga banorët e zonës me emrin Dhraleo, ose Rrugët e Bardha, në 7 mars, 2014 qeveria aktuale ka miratuar lejen e zhvillimit për resortin turistik “Green Coast” – një kompleks vilash dhe apartamentesh me investitor grupin Balfin, i shtrirë në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë.

Pak kilometra më tutje, në të njëjtën datë, Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Territorit, i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër leje ndërtimi për një resort vilash të shtrirë në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrorë, me investitor kompaninë Eurocol sh.p.k.

Kompleksi turistik “Green Coast,” ka marrë në vitin 2015, vlerësimin si investim strategjik në fushën e turizmit, duke i dhënë investitorit mbrojtje juridike nga problemet dhe pretendimet e pronësisë mbi tokën mbi të cilën ai po ndërtohet.

Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN, tregojnë që ky resort, por edhe kompleksi i vilave i Eurocol sh.p.k, po ndërtohen në prona të cilat janë tjetërsuar nga pronarët e ligjshëm nëpërmjet falsifikimeve ose vendimeve të paligjshme, për të cilat strukturat më të larta të shtetit kanë pasur dijeni të plotë.’’, raporton ‘’BIRN’’.

Por grupi ‘’Balfin’’ hedh poshtë akuzat se prona mbi të cilën resorti po ndërtohet kishte probleme.

“Green Coast është pjesërisht pronare e truallit në zhvillim dhe për një sipërfaqe trualli me pronësi private ka një kontratë sipërmarrje me pronarin e tokës.”, reagon kompania.

 “Komiteti i Investimeve Strategjike gjykoi që projektet në fjalë do të kenë një impakt pozitiv në zonën e tyre të zhvillimit, kryesisht duke rritur numrin e te punësuarve nga banorët e zonës dhe duke rritur fluksin e turistëve,” tha më tej zëdhënësi i kompanisë Eris Kasmi.

 “Ne nuk jemi në dijeni të banorëve që mund të pretendojnë tituj të pronësisë, të ndryshme nga ata me të cilët jemi nën kontratë sipërmarrje. Në projektin në zonën Palasë, kompania  Green Coast, përpos pjesës për të cilën është vetë pronare e truallit në zhvillim, Green Coast ështe zhvillues në zbatim të një kontrate sipërmarrje më pronarin e tokës Gerian Kuka,”, vazhdon më tej reagimi i kompanisë.

Sipas ‘’BIRN’’-it, në momentin kur lejet e ndërtimet për resortet janë miratuar në vitin 2014, tjetërsimi i pronave në Palasë ka qenë objekt hetimi i Prokurorisë së Vlorës dhe i Task-Forcës për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore pranë Kryeministrisë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066728591918945
array(1) { ["section"]=> string(116) "birn-resortet-po-ndertohen-ne-prona-te-grabitura-reagon-menjehere-firma-ndertuese-kontrate-me-pronarin-e-tokes-53641" }