Birra Tirana e zgjedh si imazh për kompaninë, Shakohoxha në dilemë: Më shumë sexy apo më shumë vip?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:05 23-04-2016 Birra Tirana e zgjedh si imazh për kompaninë, Shakohoxha në dilemë: Më shumë sexy apo më shumë vip?

Gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha do të jetë imazhi i ri i Birra Tiranës. Kjo është konfirmuar si nga gazetari ashtu edhe nga kompania në fjalë. Shakohoxha ka publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale një foto së bashku me CEO-n e Birra Tiranës, Alban Xhaferrin, ku të dy mbajnë në duar bluzen me numrin 1 dhe dy gota me birrë.

Megjithatë, Shakohoxha dihet në dilemë pas kësaj zgjedhjeje dhe në të vërtetë nuk ka faj. Ai do të zëvendësojë si imazh i Birra Tiranës disa nga femrat më të bukura shqiptare si Çiljeta, Afërdita Dreshaj dhe Angela Martini. Pas këtij konstatimi, Shakohoxha ka vendosur ta bëjë publike dilemën e tij.

“Jam i gëzuar se pas Çiljetës, Aferdita Dreshajt dhe Angela Martinit, Birra Tirana më zgjodhi mua imazh. Në dilemë ndihem... jam bërë shumë sexy, apo jam bërë VIP-s!!! Me Ceo Alban Xhaferri”, shkruan gazetari.

Që Shakohoxha nuk është “sexy” si Çiljeta kjo nuk ka diskutim, por e sigurtë është se reklama e tij ka për të tërhequr vëmendje po aq sa ajo e këngëtares simpatike. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031198024749756
array(1) { ["section"]=> string(102) "birra-tirana-e-zgjedh-si-imazh-per-kompanine-shakohoxha-ne-dileme-me-shume-sexy-apo-me-shume-vip-38486" }