Biseda arrogante e Eneda Tarifës me komentuesin, përfshihet edhe drejtori i TVSH-së

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:43 19-04-2016 Biseda arrogante e Eneda Tarifës me komentuesin, përfshihet edhe drejtori i TVSH-së

Këngëtarja që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion ka replikuar ashpër me një nga komentuesit në rrjetet sociale. I pakënaqur nga kënga dhe përformanca e saj, i ka kërkuar që të japë dorëheqje pasi ai dhe të tjerët ndihen të lodhur me dramat e TVSH-së.

E menjëhershme ka qenë replika e Enedës, e cila e ka pyetur se pse është kaq i shqetësuar dhe në fund i thotë të hajë ndonjë copë bukë gjëkundi ose "cap" siç e quan ajo, pasi nuk i përket kësaj fushe.

“Përshëndetje! Pasi shpreha pakënaqësinë tim ndaj këngës së eurovisionit! Dhe ndajë këngëtares Eneda Tarifa, ajo më tregon qe të shkoj të ha buk gjëkundi. Shumë këngëtar me fam botërore marrin kritika por asnjë herë nuk u tregohen kaq arrogantë sa kjo. Ndoshta në Shqipëri ton personazhet publike janë mësuar tu tregojnë njerëzve se ku të shkojën apo tu fusin portofolat në gojë”, thotë komentuesi për “Jetaoshqef.al”, i cili me të drejtë ankohet pas këtij fjalori arrogant.

Në këtë postim ka ndërhyrë edhe drejtori i përgjithshëm i TVSH-së, Martin Leka, i cili i kërkon Enedës që të mos bëjë polemika me njerëz “injorantë” duke ofenduar komentuesin shkruan 'Jeta osh qef".

Për më tepër shikoni foto e mëposhtme që tregojnë më mirë këtë situatë dhe fjalorin arrogant të drejtorit të TVSH-së dhe këngëtares me komentuesin.

fansi_enedes.jpg

 

 

 

fansi_enedes.1213jpg.jpg

 

fansi_enedes.11jpg.jpg

 

fansi_enedes.121jpg.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033732891082764
array(1) { ["section"]=> string(88) "biseda-arrogante-e-eneda-tarifes-me-komentuesin-perfshihet-edhe-drejtori-i-tvsh-se-38078" }