“Biseda e sinqertë”, Rama dhe Haradinaj takohen në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 20:13 18-01-2016 “Biseda e sinqertë”, Rama dhe Haradinaj takohen në Tiranë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në një nga restorantet e kryeqytetit me kryetarin e partisë kosovare AAK, Ramush Haradinaj. Foto është publikuar nga bashkëshortja e Haradinajt, e cila shkruan: “Bisedë e sinqertë, sot në Tiranë.”

Rama me gotën e ujit përpara, ndërsa Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij me gotën e verës, shihen të bisedojnë me njëri-tjetrin, por tema e diskutimit nuk është bërë ende e ditur.

Takimi Rama-Haradinaj vjen në një kohë kur Kosova prej muajsh është e bllokuar nga ngërçi politik dhe marrëdhëniet e kryeministrit shqiptar me zv/kryeministrin kosovar njëkohësisht kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk njohin atë nivel të lartë që kishin gjatë dy viteve e para të Ramës si kryeministër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka në fjalën e parë në Kuvend për 2016-ën, kërkon zgjedhje të parakohshme
Nis puna nga “Qemal Stafa”, Veliaj do të reduktojë mësimin me dy turne »
Article Logic
Execution time: 0.026729106903076
array(1) { ["section"]=> string(60) "biseda-e-sinqerte-rama-dhe-haradinaj-takohen-ne-tirane-30337" }