Biseda te ‘Zonë e lirë’, del video 16 sekondëshe që predikon FUNDIN e Ramës

Publikuar tek: politike, më 18:26 12-01-2019 Biseda te ‘Zonë e lirë’, del video 16 sekondëshe që predikon FUNDIN e Ramës Edi Rama dhe Arian Çani

Mbrëmë, Edi Rama ishte te emisioni “Zonë e lirë” e Arian Çanit, në Tv Klan. Por një ‘incident’ në momentet e para të ardhjes së kryeministrit te porta e ndërtesës së televizionit, e ka shtyrë portalin ‘TPZ’, të Ylli Rakipit, apo ‘Kadriut’, siç e thërret Rama me sarkazëm, që të predikojë fundin e shpejtë të qeverisjes së tij që ka hyrë në vitin e 6-të.

‘Rama drejt fundit, nuk e pret as Sandri… Edi Rama prej një jave duket se i ka marrë peng televizionin Sandër Frangajt, duke i përdorur emisionet satirike sa tek Mamaqi e sa tek Çani. Nuk është çudi ta shikojmë këtë të dielë edhe tek zonja Eni Çobani. Por, sonte mungesa e Frangajt në Tv Klan për të pritur Ramën është një element tregues se Edi Rama është drejt fundit si kryeministër, pasi nuk ka ndodhur deri më sot që Frangaj të mos presë kryeministrat’-shkruan portali në fjalë.

Në videon 16 sekonda duket Rama që zbret nga makina dhe hyn i shoqëruar nga truproja, për t’u pritur nga drejtuesi i emisionit ‘Zonë e Lirë’. Kryeministri i heq vërejtjen për ‘tapetin e kuq’ të shtruar në hyrje të godinës, por Çani justifikohet se ai nuk ka lidhje, sepse është Sandri kryesori aty, si pronar që është.

Zakonisht kur Rama, Meta, Berisha apo Basha vijnë në televizione kombëtare, ata priten edhe nga pronarët e tyre. Por mbrëmë nuk ndodhi kështu, duke e shtyrë portalin të parashikojë fundin e Ramës. Ishte rastësi, apo shpifje e ‘Kadriut’, këtë do ta vërtetojë koha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067369937896729
array(1) { ["section"]=> string(79) "biseda-te-zone-e-lire-del-video-16-sekondeshe-qe-predikon-fundin-e-rames-148524" }