Bitcoin si piramidat shqiptare të ’97-ës, ‘flluska’ më e madhe në histori

Publikuar tek: ekonomi, më 00:39 03-02-2018 Bitcoin si piramidat shqiptare të ’97-ës, ‘flluska’ më e madhe në histori

Ekonomisti, që parashikoi krizën financiare globale të vitit 2008, tha se një rënie prej 12% në vlerën e bitcoin të premten ishte prova më e fundit se kriptovaluta ishte flluska më e madhe në histori dhe e destinuar për të plasur.

Nouriel Roubini, profesor i ekonomisë në Universitetin e Nju Jorkut, tha se bitcoin ishte “nëna e të gjitha flluskave” që u favorizua nga “sharlatanët dhe mashtruesit” pasi monedha ra nën 8,000 dollarë, duke shënuar tkurrje prej 30% që nga fillimi i javës, teksa investitorët u shqetësuan pas masave të rregullatorëve për kriptomonedhat, shkruan revista ekonomike Monitor.al

Bitcoin ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës së tij që kur arriti kulmin prej afër 20,000 dollarë në javën para Krishtlindjeve. Roubin tha se rënia e mprehtë ishte fillimi i një rënieje, teksa ai parashikoi se vlera e bitcoin do të shkojë në zero, shkruan The Guardian.

Rënia e fundit erdhi pas njoftimeve se rregullatorët e SHBA po hetojnë nëse rritja e bitcoin në 2017 ishte rezultat i manipulimit të tregut. Ministri i Financave i Indisë tha se vendi nuk e njohu kriptomonedhën si një monedhë ligjore, duke u zotuar të luftojë përdorimin e tyre për “aktivitete të paligjshme”.

Monedhat dixhitale janë goditur gjithashtu nga lajmi se Facebook po ndalon të gjitha reklamat për kripto valutat.

“Politikëbërësit dhe rregullatorët po shqetësohen. SGjithnjë e më shumë çdo politikëbërës i vendeve të G20 po flet për një goditje, “i tha Roubini Televizionit Bloomberg. “Nuk mund ta lejojmë që kjo të bëhet llogaria bankare e ardhshme e Zvicrës për përdorim nga kriminelët dhe njerëzit që shmangin tatimin”.

Kritikët kanë paralajmëruar se bitcoin ka të gjitha shenjat dalluese të një flluskë spekulative klasike që mund të shpërthejë, si bumi i dotcom dhe rënia e kredive hipotekore të SHBA-ve që shkaktoi krizën globale financiare.

Bitcoin nuk njihet nga asnjë bankë qendrore dhe aktualisht i lejon njerëzit të anashkalojnë bankat dhe metodat tradicionale të pagesave për të paguar mallra dhe shërbime. Megjithatë, rritja e çmimit po i detyron rregullatorët dhe institucionet të marrin në konsideratë se si t’i përgjigjen.

“Bitcoin po del nga binarët,” tha Neil Wilson, analist në ETX Capital. “Kriza rregullatore duket më afër se kurrë dhe herët a vonë tregu do të kthehet me këmbë në tokë. Presioni për të shitur në këtë moment është intensiv, pasi nuk ka pasur asgjë tjetër veçse lajme të këqija për bitcoin”.

Bitcoin si piramidat shqiptare

Lajmet e mëparshme e kishin krahasuar maninë me kriptomedhat me piramidat në Shqipëri. Pak ditë më parë, opinionisti Mathew Claxton ka shkruar për “Langley Advance”, një media kanadeze se duhet të nxirrnin mësime nga ajo që kishte ndodhur në Shqipëri në vitin 2016 me piramidat.

Ndërsa Agjencia e lajmeve Reuters shkruante se– ashtu si mania shqiptare e vitit 1996 – ky episod dëshmon  dështimet e financave të bazuara në treg. Ndonjëherë lakmia vetëm prodhon marrëzinë.

Edhe Banka e Shqipërisë paralajmëroi pak muaj më parë investitorët e mundshëm të bitcoin për rreziqet e mundshme dhe e bëri të qartë se ky është një investim për të cilin askush nuk i mbronte nga humbjet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03181004524231
array(1) { ["section"]=> string(76) "bitcoin-si-piramidat-shqiptare-te-97-es-flluska-me-e-madhe-ne-histori-108925" }