Bizelja, ushqimi që ndikon në sistemin nervor dhe metabolizëm

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:41 17-05-2016 Bizelja, ushqimi që ndikon në sistemin nervor dhe metabolizëm

Dikur bizelja ishte ushqim për të varfrit, ndërsa që tashmë është shndërruar në një superushqim.

Bizelja përmban shumë proteina s i dhe nxit ndërtimin e masës muskulore. Vetëm 100 gramë bizele furnizon organizmin me dhjetë herë më shumë proteina sesa kur për shembull konsumojmë salsiçe me patate të skuqura dhe një pjesë e tortës me shllag.

Ruan eshtrat

Bizelja ruan shëndetin e eshtrave dhe të sistemit kardiovaskular, pasi që është burim kryesor i vitaminave G, K. Vitamina K aktivizon osteokalcinën, i cili ndihmon në rregullimin metabolik si dhe ruan cilësinë e gjakut. Në këtë mënyrë mbron nga osteoporoza.

Burim i hekurit

Bizelja është burim i hekurit, që nevojitet për ndërtimin e qelizave në gjak, e mungesa e hekurit shkakton aneminë, lodhjen dhe dobëson sistemin imun.

Rregullon punën e zorrëve

Nëse bizelen e konsumoni shpesh, siguroni energjinë dhe punën e rregullt të zorrëve. Vitamina B1 ndikon në sistemin nervor dhe metabolizëm. Bizelja është e dobishme për metabolizmin e atyre që për një kohë të gjatë kanë përdorur antibiotik. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022971868515015
array(1) { ["section"]=> string(66) "bizelja-ushqimi-qe-ndikon-ne-sistemin-nervor-dhe-metabolizem-40724" }