Bizneset e paregjistruara, paralajmërojnë Tatimet: Shumë shpejt kontrollet në terren

Publikuar tek: ekonomi, më 14:19 08-01-2018 Bizneset e paregjistruara, paralajmërojnë Tatimet: Shumë shpejt kontrollet në terren

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve paralajmëron të gjithë individët që rezultojnë me biznese të paregjistruara të fillojnë procedurat.

Në njoftimin citohet se administrata tatimore në këtë fillim viti ka konsatuar tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitetin pa u pajisur me Certifikatën e regjistrimit (NUIS).

Kujtojmë të gjithë individët, se zhvillimi i një aktiviteti ekonomiko-tregtar pa u regjistruar në organet tatimore dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përbën kundravajtje administrative dhe penalizohen me bllokimin e aktivitetit deri në momentin e regjistrimit, regjistrimin e menjëhershëm si tatimpagues me TVSH, rivlerësimin e shitjeve nga ana e administratës tatimore, shoqëruar me penalitetet përkatëse si dhe bëhet kallëzim penal në prokurori për individin që ushtron aktivitet i paregjistruar, sipas parashikimeve konkrete të neneve 41, 121, 124 dhe 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve, të cilët kryejnë shitje me shumicë dhe hyjnë në marrëdhënie me individë të paregjistruar, se do të penalizohen penalizohen sipas parashikimeve të nenit 124 dhe 128, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar

Administrata tatimore ju bën thirrje të gjithë individëve se është koha për t’u regjistruar dhe se shumë shpejt do të fillojë vizitat në territor për të evidentuar dhe formalizuar individët e paregjistruar.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Publikohet HARTA, shqiptarët të fundit në Europë për...
»
Article Logic
Execution time: 0.12131190299988
array(1) { ["section"]=> string(89) "bizneset-e-paregjistruara-paralajmerojne-tatimet-shume-shpejt-kontrollet-ne-terren-105838" }