Bizneset e reja nuk njohin rregullat, gjobiten me 10 000 lekë për shkak të mosdeklarimit të punonjësve në kohë

Publikuar tek: ekonomi, më 13:42 27-06-2016 Bizneset e reja nuk njohin rregullat, gjobiten me 10 000 lekë për shkak të mosdeklarimit të punonjësve në kohë

Bizneset e reja që janë regjistruar gjatë 2015-2016,  kanë shfaqur ankesat e tyre pasi  janë gjobitur nga Drejtoritë rajonale të tatimeve me nga 10 mijë lekë gjobë për vonesa në deklaratën e regjistrimit të administratorit. Ligji për sigurimet shoqërore detyron bizneset e reja që të deklarojnë në tatime administratorin për efekt sigurimesh 48 orë nga marrja e NIPT-it.

Por, bizneset ankohen pasi ky kufizim në kohë që është shndërruar në burim gjobash nuk është normal. Ata pohojnë se dy ditë ose më shumë kërkon regjistrimi në QKR dhe dy tre ditë në tatime aktivizimi online, kohë e cila ka kaluar afatet e regjistrimit te deklarimit për shtim punonjësish për herë të parë. Bizneset e reja të regjistruara në këtë periudhë ishin rreth 38 mijë.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve ndaj Tatimpaguesit,  Erion Prifti, pohoi se tatimet kanë zbatuar ligjin i cili e ka shumë mirë të rregulluar regjistrimin e biznesit dhe deklarimin e administratorit, rishtaz. Prifti tha se teknikisht me marrjen e NIPT-it sistemi online i tatimeve e regjistron automatikisht pa pasur nevojë për dy apo tre ditë. Mirëpo bizneset që regjistrohen për herë të parë tha ai nuk i njohin ligjet dhe rregullat dhe për tepër regjistrimin online. Në faqen zyrtare të tatimeve (ëëë.tatime.gov.al) janë mbi 20 numra kontakti, me të cilat bizneset e reja konsultohen se si të regjistrohen.

Ndërkohë një ekonomist që mban llogaritë e 15 bizneseve të vogla pa TVSH dhe që ka një eksperiencë të gjatë me tatimet dhe regjistrimin në QKR, pohon se njoftimet për marrjen e gjobës i kanë ardhur me 1 vit vonesë. Të gjitha bizneset që ia ka regjistruar janë gjobitur me 10.000 lekë të reja për vonesa ne deklarim te sigurimeve shoqërore në vitin 2015 në muaj të ndryshëm.

Prifti sqaron se , njoftimi i ka ardhur nga Drejtoria Rajonale e Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndërkohë qe ata janë tatimpagues të vegjël. Me tej ai shton se, ka dërguar 20 email-e në drejtim të tatimeve ku kërkon sqarime mbi gjobën dhe afatet e deklarimit të punonjësve, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020708084106445
array(1) { ["section"]=> string(115) "bizneset-e-reja-nuk-njohin-rregullat-gjobiten-me-10-000-leke-per-shkak-te-mosdeklarimit-te-punonjesve-ne-kohe-44719" }